Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kukullat prej druri: arsyeja përse çekët nuk flasin gjermanisht

by te Sheshi
25/08/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Kukullat prej druri: arsyeja përse çekët nuk flasin gjermanisht

Ndërsa hyn në një dyqan kukullash druri në Pragë, mund të shohësh në pjesën e pasme skulptorët që janë mjaft të zënë me “krijimin”e jetës nga druri. Pasi të mësohen sytë me dritën e zbehtë, mund të argëtohesh ndërsa pronari i dyqanit tërheq spangot për të treguar sesa reale mund të duken këto kukulla. Por jo shumëkush e njeh historinë për të hamendësuar nëse këta skulptorë e dinë se çfarë po mbajnë në duart e tyre. Kjo, për shkak se falë këtyre kukullave modeste ndodhi që kombi çek – dhe gjuha e tij – të shpëtohej “pa rënë në sy”.

Në shekullin e 17-të, kur mbretëria e Bohemisë ishte nën sundimin e Habsburgëve, gjuha çeke pothuajse u zhduk. Kur protestantët bohemianë e humbën betejën kundër forcave katolike në Bilá Hora (Mali i Bardhë), ndodhur në republikën Çeke të ditëve të sotme, kjo hapi rrugën për sundimin austriak që kishte përshkallëzuar që në atë kohë ndasi të thella politike dhe fetare në rajon. Humbja do të sillte ndarje edhe më të mëdha në Europë, ndërsa nxiti luftën 30-vjeçare ku protestantët çekë u dominuan nga katolikët. Por diçka shumë më e madhe ishte në lojë: identiteti i popullit dhe gjuha.

Kur oborri protestant u largua nga Praga në fillim të viteve 1600, qyteti ra në rrënim për pothuajse dy shekuj. Sundimtari i ri, Ferdinand II, nuk i toleronte jo-katolikët, duke i parë protestantët si një kërcënim ndaj besimit të tij. Vendasit çekë, pjesa më e madhe fshatarë dhe klasë punëtore, u detyruan të flasin gjuhën gjermane të pushtuesve të tyre. Shpejt pas kësaj, pasuan edhe intelektualët të cilët fillimisht i kishin rezistuar gjermanishtes. Madje, edhe aktorët çekë nisën të performojnë në gjermanisht si gjuhë zyrtare. Çekishtja u shndërrua në një dialekt të zbehtë dhe do të kishte rrëshqitur shpejt në harresë nëse nuk do të kishte qenë për disa copa druri që nuk ta mbushnin mendjen.

Një shëtitje nëpër Pragë dhe nuk kalon shumë derisa sheh një dyqan kukullash.

Krijimi i kukullave prej druri ka qenë prej kohësh një formë proteste për popullin çek. Drugdhendësit e shekullit të 17-të të cilët ishin më të prirur të bënin skulptura baroke të ulësve për kishat sesa faksimilje njerëzore, nisën të krijojnë kukulla për aktorët e Bohemisë menjëherë pasi Ferdinandi II erdhi në pushtet, pasi kukullat ishin të vetmet entitete të mbetura që kishin të drejtën të flisnin çekisht në vende publike. Ndërsa pjesa tjetër e vendit iu nënshtrua gjuhën së detyrueshme gjermane, aktorët lëvizës dhe mjeshtërit e kukullave flisnin përmes tyre në gjuhën amtare sllave.

Mund të dukej e pamundur që disa qindra kukulla dhe mjeshtër dru-punues të garantonin shpëtimin e një gjuhe, sidomos përmes një boshllëku ligjor, por trashëgimia e mbetur e popullit nga e kaluara e tij u lidh vërtet pas spangos së këtyre kukullave.

Nuk është e vështirë të kuptosh përse këto marioneta kanë gjetur shtëpinë e tyre në zemrat e çekëve dhe përse magjia e kukullave vazhdon të jetojë në qytet.

Një shëtitje në rrugët e Pragës dhe nuk do të kalojë shumë derisa të shohësh një dyqan kukullash druri, dhe të paktën, një Pazar suveniresh me kukulla të stivosura nga tavani deri në kornizat e dritareve. Pjesa më e madhe e kukullave bëhen ende prej druri dhe varen me spango ashtu si paraardhëset e tyre. Ato varen në vitrinat e dyqaneve, duke përngjasuar sikur lynin kalimtarët t’i marrin me vete në shtëpi dhe t’i sjellin në jetë.

Kukullat ishin të vetmet entitete të mbetura që kishin të drejtën të flisnin çekisht në publik.

Ende të gdhendura në formën tradicionale të mbretërve, mbretëreshave, shtrigave, fshatarëve dhe kafshëve, duket se ato nuk kanë ndryshuar shumë, përveç faktit që tani ato janë më së shumti për fëmijët dhe për të dekoruar shtëpitë sesa shenjë proteste.

Nëpër rrugë, mjeshtrat e kukullave bëjnë magji. Ata vënë në skenë histori të ndryshme. Me lëvizjet e kukullave, asnjë kalimtar nuk mbetet pa ndaluar. Muzika mesjetare plot ritëm shoqëron vallëzimin një fshatari të ri dhe një princeshe, një histori dashurie çeke me një komplot brenda e plot kthesa, ndërsa fshatari fiton zemrën e princeshës.

Jo larg nga lagjia hebreje, në zemër të Staré Mĕsto, ndesh Teatrin Kombëtar të Marionetave, një vend që tërheq njësoj vendasit dhe turistët për shfaqjet live me kukulla. Ndërsa dëgjon historinë e Don Zhuanit me theksin e fortë çek, nuk mund të mos mendosh sesi do të tingëllonte gjithçka nëse artizanët dhe artistët nuk do t’ia kishin kthyer çekishten popullit të saj. Dhe jo të gjithë njerëzit që ecin rrugëve e flasin çekisht e dinë se po flasin një gjuhë që pothuajse vdiq pak shekuj më parë, por që u mbrojt nga aktorët e qytetit dhe kukullat e tyre.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Nga Ibrahim BERISHA*: Kronikë mbi ndarjen e Kosovës, 1992

Nga Ibrahim BERISHA*: Kronikë mbi ndarjen e Kosovës, 1992

John McCain jep frymën e fundit: iku me brengën “Trump”

John McCain jep frymën e fundit: iku me brengën “Trump”

Presioni “200 milion”: SHBA u kërkon palestinezëve të heqin dorë nga Jerusalemi

Presioni “200 milion”: SHBA u kërkon palestinezëve të heqin dorë nga Jerusalemi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni