Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ku jetojnë dhe çfarë mendojnë pasardhësit e Isë Boletinit për debatin e “helmuar” të këtyre ditëve?

by te Sheshi
15/05/2015
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ku jetojnë dhe çfarë mendojnë pasardhësit e Isë Boletinit për debatin e “helmuar” të këtyre ditëve?

-Nga një bisedë me stërnipin e heroit-

images (31)Ylli Pata

.“Po i pat ndodhë gjë Isës, më mirë mos ma thuaj”…, do i thoshtë Ismail Qemali, nipit të Isa Boletinit që ishte plagosur në Qerret të Kavajës, në filmin epik “Nëntori i Dytë” me regji të Viktor Gjikës. “Isa t’çon të fala dhe kërkon me e ba Shqipërinë sa ma shpejt e mos me u vonu”, i përcjell i nipi mesazhin dhe pas pak ditësh bashkë me xhaxhain parakalojnë në Vlorë si garda e parë e shtetit shqiptar.

Këto janë pasazh të mësuara përmendësh nga të gjithë, ndaj dhe në flamurin që u ngrit mbi Beograd fotot e Isës dhe Ismail Beut ishin pjesë e një memorie kolektive kombëtare.

Por, këto ditë ka shpërthyer një polemikë pa fund për vendin ku do të prehet më në fund heroi, i cili në çdo trevë ku ka shqiptarë, ka qenë dhe është gjithmonë i pakontestuar nga askush, përpos konjkukturave politike të kohës.

“Për ne, çdo ngjarje është një shans që s’duhet humbur për t’u ndarë: na ndan fushata, na ndan Erdogani, na ndan Isa Boletini”, thoshte në një status të tij, Erl Murati, kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”. E në fakt, kjo polemikë ka helmuar opinionin i cili gjithsesi ka një emërues të përbashkët në vlerësimin thuajse nga të gjitha trevat dhe shtresat politike apo sociale për kryekomandantin e parë të forcave të Armatosura të Shtetit Shqiptar.

Ardian Boletini, një sipërmarrës në moshë te të dyzetat është pasardhës direkt i Isa Boletinit. Ai jeton në Tiranë, babai i Adit, quhej Isa Boletini, djali i djalit të Isës së madh. Adi, normalisht edhe djalit i ka vënë emrin e “gjyshit” siç i thërrasin heroit. E takojmë tek “Bulevardi Zhan D’Ark, ku pranon me kënaqësi një bisedë, por nuk pranon kurrsesi të hyjë në polemikat e shpërthyera. i pëlqen të flasë për ca detaje nga jeta e Isës që i ka dëgjuar nga babai dhe gjyshi. Por sa i kërkon mendim për çështjen e rivarrimit ta prêt shkurt: “Isa është i gjithë shqiptarëve, ai ka shumë ç’na bashkon, por kurrsesi të na ndajë. Kjo është një gjë që bëhet me qëtësi dhe me burrëri, pa u zënë”.

Po në fakt, pas një qëndrimi të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës për ta prehur Isën së bashkë me Ismailin në Vlorë, ka shpërthyer një polemikë ku janë përfshirë familjarë e të afër, pasardhës por edhe opinion publik. Gjë që në fakt është normale, sepse kemi të bëjmë me një vendim që është më shumë se simbolik.

Po ku ndodhen pasardhësit e Isa Boletinit, si janë të shpërndarë ata dhe cili ka qenë fati i tyre?

Dy ditë më parë, Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkroi në faqen e tij në fb: “Kulla e Isa Boletinit në Boletin të Mitrovicës i ka rezistuar të gjitha stuhive të vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë. Ajo nuk është vetëm kullë. Kulla e Boletinit është simbol i luftës tonë kundër tkurrjes së trojeve tona. Eshtrat e Isa Boletinit janë pjesë e rëndësishme e testamentit që ruan kjo kullë ndër breza dhe aty duhet të rivarrosen. Është gabim nëse rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit kudo tjetër përveç se në Boletin”.

Edhe pse, normalisht medimi i tij ka edhe pjeën e vet të debatit në tryezën politike, gjithsesi ka edhe një lidhje tjetër të “Rambos” me këtë çështje. Një lidhje e vjetër gjaku nga fshati Isniq i Rrafshit të Dukagjinit nuk i ka shkëputur prej shekujsh Haradinajt me familjen e Isa Boletinit. Isa, i ka pasur njerëz të afërt, madje një nga bashkëluftëtarët dhe kushëri i tij që u vranë në pritën famëkeqe në Podgoricë ishte Misin Bala, përfaqësues i një familjeje që nxori brez pas brezi luftëtarë për liri.

Pasardhësit e Isa Boletinit, kanë dalë nga martesa me tre gra, të cilët kanë krijuar tre degë të familjes që jetojnë në të gjitha trevat shqiptare, dhe si të gjithë kanë jetën dhe qëndrimet politike apo dhe më gjerë. Ata jetojnë në Tiranë, Kosovë por edhe jashtë vendit.

Stërnipi i heroit, Ardian Boletini, është një nga drejtuesit vendor të socialistëve, por duke qeshur ai thotë se një pjesë e madhe e fisit është me PD-në. “Bëj shaka, secili ka mendimin e qëndrimin e tij, por me gjyshin nuk lejoj njeri të bëj politikë, ai na përket të gjithëve”, thotë Adi, i cili mban lidhje me të gjithë degët e familjes së madhe, por ajo që është e rëndësishme dhe që e vlerëson shumë “me miqtë e hershëm”. Një amanet që zbret brez pas brezi në familjen Boletini është respekti permanent për miqtë dhe familjet e miqveë të Isës. “Është një ligj që e zbatojmë me fanatizëm në familje, e kemi amanet”, thotë Ardiani.

Në fakt, odiseja e rivarrimit të Isa Boletinit, ka nisur nga politika e cila kurrë nuk e zgjidhi këtë problem. Në vitin 1998, qeveria e Gjukanoviçit në Mal të Zi vendos të shkatërrojë varrezat muslimane të Podgoricës për ta bërë zonë ndërtimesh. Aty ishte varrosur edhe Isa Boletimi me trimat e tij që u vranë 23 janarin e vitit 1916 në Cetinjë. Me negocimin e autoriteteve të LDK-së në atë kohë që drejtonte jetën civile u arrit marrja e eshtrave, por që prej atëherë ata kanë mbetur në thaës në pritje të një nderimi shtetëror të një përmase që i takon heroit.

Po kush do të duhet ta vendosë se ku duhet të bëhet nderimi i fundmë për Isën? Cila degë e familjes, apo vetëm komuna e Mitrovicës. Pse jot ë mos bëhet një referendum komëbar, qoftë edhe online? Isë Boletini i përket të gjithëve, dhe jo vetëm një dege të pasardhësve të tij….

/tesheshi.com/

Tags: pasardhesit e isa boletinit

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Diçka që nuk dini për frutat nëse i konsumoni shumë

Diçka që nuk dini për frutat nëse i konsumoni shumë

Sarkozi paguan nga xhepi tij për ta sjellë Pogban në Paris

Sarkozi paguan nga xhepi tij për ta sjellë Pogban në Paris

Dënohet me vdekje atentatori i masakrës në maratonën e Bostonit

Dënohet me vdekje atentatori i masakrës në maratonën e Bostonit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

10/05/2025
Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”

Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”

10/05/2025
Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore

Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni