Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kjo grua dhe flamuri i saj, drejt Guinness-it

Pavarësia, mësuesja drenicake suprizon sërish

by te Sheshi
28/11/2023
in Individualitet, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kjo grua dhe flamuri i saj, drejt Guinness-it

Arbnora Fejza-Idrizi nga Skënderaj edhe njëherë ka sfiduar limitet e saj në artin e letrave origami, duke bërë me to flamurin kombëtar shqiptar më të madh ndonjëherë, në një sallë sporti në Skënderaj, qytet rreth 50 kilometër larg kryeqytetit kosovar, Prishtinës, raporton Anadolu.

Flamurin prej 120 mijë letrave origami, secila në formë piramidale, Arbnore Fejza-Idrizi thotë për Anadolu se e bëri me ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”, të cilët palosën rreth 50 mijë letra në formë piramidale, ndërsa rreth 70 mijë letra të tjera ajo i bëri vetë dhe me ndihmën e disa familjarëve të saj.

“Ka qenë një punë shumë e vështirë, meqenëse kësaj radhe kam zgjedhur një metodë më të vështirë të punës. Pjesa e letrës ka qenë piramidale, ku për secilën letër nevojiteshin dhjetë palosje”, thekson Fejza-Idrizi, e cila thotë se për gjithë punimin u deshën gjithsej rreth një milionë e 200 mijë palosje.

Ajo thotë se në këtë projekt, përpos familjarëve dhe nxënësve, është ndihmuar edhe nga një arkitekt, i cili ka bërë një plan specifik me parametrat e sakta, në mënyrë që flamuri kombëtar dhe shqiponja dykrerëshe në mes, të duken sa më proporcionale.

Fejza-Idrizi thotë se për përfundimin e projektit u deshën gjithsej katër ditë punë.

“Puna ka zgjatur prej orës 10 deri në orën 6 të mbrëmjes, ku e kemi bërë edhe shtrirjen komplet të mozaikut. Ky mozaik është 1.300 metra katrorë, është më i madh se mozaiku i kaluar”, thekson ajo.

Megjithëse mësimdhënësja nga Skënderaj në shkurt të vitit 2021 u bë pjesë e Rekordeve Guinness nëpërmjet flamurit shtetëror të Kosovës në origami, të cilin e realizoi në të njëjtin vend, ajo thotë se puna e fundit e saj me flamurin kombëtar është puna më kulmore që ka bërë deri më tani.

“Ky është ndoshta projekti të cilin e kam punuar më me dashuri, meqenëse me këtë flamur jemi rritur. Duke parë sakrificat e popullit tonë ndër vite, ndër shekuj dhe ndër dekada që për këtë flamur kanë dhënë shumë, jam shumë krenare që kam arritur të bëj diçka për vendin tim që ta prezantoj përtej kufijve dhe njëkohësisht të certifikohet si rekord botëror. Edhe gjatë procesit të punës kam qenë me emocione dhe shumë e lumtur. Mirëpo, kur është finalizuar, ta them të drejtën, nuk kam ardhur pothuajse deri në fund ta shikoj nga lart se si po duket dhe kam ngelur me emocione dhe ndoshta dhe lotët më kanë dalë nga gëzimi”, theksoi ajo.

Fejza-Idrizi me optimizëm pret lajm të mirë nga juria e Guinness-it, ku thotë se rregullat për të thyer rekord me këtë art janë shumë strikte dhe kërkohet që letra të jetë rezistente, praktikuese dhe pesha e letrave të jetë specifike.

Me artin e letrës origami, Arbnora Fejza Idrizi ka hyrë në librin Guinness për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash. Për herë të dytë, ajo u bë pjesë e librit të rekordeve në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metrash dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kurse për herë të tretë, pjesë e rekordit botëror me artin origami u bë në 2021 me flamurin shtetëror të Kosovës në përmasa prej një mijë e 216 metrash katrorë.

Arti origami ka lindur në Japoni, ndërsa nga ana kuptimore, “ori” do të thotë palosje dhe “gami” letër. Qëllimi i këtij arti është që të transformohet një fletë e sheshtë katrore prej letre në një skulpturë të përfunduar nëpërmjet teknikave të palosjes së saj. Praktikuesit modernë të origamit evitojnë përgjithësisht përdorimin e prerjeve, ngjitësve ose shënimeve mbi letër. /AA/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Next Post
Pavarësia e 111-të, urimi që vjen nga Uashingtoni

Kjo mund të ndodhë vetëm në Gaza….

Kjo mund të ndodhë vetëm në Gaza….

Sot, dita e flamurit “me yll”: cili është “Nëntori i Dytë” komunist me skenar nga Kadare?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni