Fytyra është një pjesë sa e rëndësishme, edhe delikate e trupit, e cila, për të qenë në formë, ka nevojë për një kujdes dhe trajtim të veçantë. Edhe nëse nuk e dinit, po ju bëjmë me dije se është për fytyrën mund të bëni një lloj gjimnastike, ashtu sikurse bëni për trupin, këmbët, muskujt e barkut, krahëve etj, për të qenë e tonifikuar.
Yamuna Zake është një edukuese fizike, terapeute e trupit dhe armomaterapiste, e cila ka krijuar ‘Body Rolling’, gjimnastikën e trupit të realizuar me një top, teknikë të cilën e ka eksperimentuar edhe në fytyrë, për ta tonifikuar atë dhe për ta mbajtur më të re, duke qenë se plakja e saj shkaktohet edhe nga evolucioni natyral i kockave. Ja se si mund ta bëni edhe ju një gjimnastikë të thjeshtë të fytyrës, sipas zonave:
Qafa – Lëvizni cepat e buzës në pjesën e poshtme dhe mbajini në atë pozicion për 5 sekonda. Do të ndieni tension muskulor. Qetësohuni dhe përsëriteni këtë veprim 10 herë të tjera.
Balli dhe qepallat – Rrudhni ballin dhe përplasni qepallat për 10 sekonda. Qetësohuni dhe më pas çohuni me qetësi. Në këtë mënyrë qepallat do të jenë më të tonifikuara.
Buzët – Zgjatini përpara sikur jeni duke dhënë një puthje. Vendosni një gisht mbi buzë duke ushtruar presion dhe provoni të qeshni. /tesheshi.com/