Vetëm 24 orë pas rrëfimit të Babi Anagnostopulos për vrasjen e gruas së ti, Caroline në Glyka Nera, babai i pilotit 32-vjeçar “thyen” heshtjen e tij.
Duke folur për Alpha, babai i Babis-it rrëfeu se ai humbi dy fëmijë dhe se ai përpiqet të mos e ndjekë fati i keq një fëmijë që nuk është fajtor për asgjë, foshnja 1 vjeçe në këtë rast.
“Foshnja është me ne. E gjithë ajo që na intereson tani është fati i kësaj fëmije dhe duam të jemi sa më të përqëndruar për të”, tha babai i pilotit 32-vjeçar.
Ndërsa familja e 20-vjeçares dhe e pilotit janë shkatërruar, të gjithë sytë janë drejt fatit të foshnjës.
Sipas medias Helene, familja e pilotit synon të kërkojë kujdes të përbashkët për foshnjën.
Në situatën aktuale, nëna e Caroline është në një gjendje të keqe psikologjike. Ajo ende nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur, ndërsa zemërimi për veprimin e neveritshëm të Babisit e ka mbingarkuar.
Në pamundësi për të vendosur se çfarë qëndrimi duhet të mbajë, ajo është e izoluar në shtëpinë e saj në Alonissos me burrin e saj, i cili vuan nga probleme të lëvizjes.
Arsyet që e mundojnë atë janë të shumta për burrin që i mori jetën vajzës së saj, i cili e përqafoi fort ditën e shërbesës së Caroline. Të dy familjet kishin një marrëdhënie shumë të mirë.
Veç kësaj, kjo dëshmohet nga fakti se vëllai i Babisit, Fotis Anagnostopulos, jo vetëm që u gjend pranë familjes së Caroline pas zhvillimeve tragjike,por edhe për momentin ai ka në shtëpi Lydia-n e vogël, për të cilën kujdeset.
Nëna e Caroline ka një respekt të thellë për prindërit e Babisit. Nëna e tij është arsimtare dhe babai i tij është inxhinier ndërtimi.
Në fakt, kur u pyet se çfarë kishte ndërmend të bënte me të ardhmen e foshnjës, ajo u përgjigj se nuk e dinte, por se nuk do të donte ta largonte Lydia-n nga Georgia dhe Kostas, prindërit e Babisit.
Një mik i përbashkët i nënës së pilotit dhe nënës së Caroline, ndërmjetëson në mënyrë që marrëdhënia midis dy familjeve të mbetet e paprekur për hir të fëmijës. /tesheshi.com/