Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mbyllet dosja që “tundi dynjanë”: sa u dënuan nga “339”-ta e Shijakut

Gjykata e Durrësit ka mbyllur gjykimin për “Dosjen 339”, njërën nga ato që “tundi dynjanë”, duke dënuar 21 komisionerët e Shijakut për krime zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2017.

Ata, me pranimin e fajita, kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke ulur dënimin me 1/3.

Bëhet fjalë për komisionerë të PS, PD, LSI dhe PR.

Ja disa nga dënimet:

Shpëtim Marku dënohet me 2.6 vite burg por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.

Redi Hysa dënohet me 2.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.

Indrit Bici dënohet me 2.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.

Orkida Lala dënohet me 1.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1 vit burg.

Jakup Bregu dënohet me 2.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1.8 vite burg.

Qemal Domi dënohet me 1.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 1 vit burg.

Amarild Zeza dënohet me 4.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë 3 vite burg.

Të gjithë të tjerët që janë dënuar me tre vjet heqje lirie iu mbeten dy vjet dënim nga gjykimi i shkurtuar.

Kujtojmë se kjo dosje u shndërrua në kuazë politike nga ana e opozitës, nëpërmjet së cilës kërkonte rrëzimin e Ramës nëpërmjet presionit të protestave dhe bojkoteve, gjë që nuk ndodhi. /tesheshi.com/  

 

 

 

auto pjese dak

Related posts