Në rast se jeni ende të uritur pasi keni konsumuar darkën, më poshtë po ju tregojmë disa ushqime që duhet t’i eliminoni nga mundësia për t’i konsumuar veçanërisht në këtë periudhë të ditës. Ato nuk ju lënë të flini të qetë dhe kanë për t’ju prishur gjumin e natës. Ja cilat janë…
Patatet e skuqura – Përmbajnë në sasi të madhe monosodium dhe sheqerna, të cilat do t’ju prishin gjumin natën.
Makaronat – Edhe pse janë ushqimi më i mirë për të konsumuar pasi ju mbajnë në formë dhe larg urisë për një kohë të gjatë, ato nuk duhen konsumuar në darkë. Makaronat janë të mbushura me karbohidrate, të cilat shndërrohen shumë shpejt në yndyrna dhe nuk ju mundësojnë një gjumë të rehatshëm.
Mishi i kuq – Edhe pse është shumë i shijshëm, ai duhet të jetë zgjidhja juaj e fundit përpara se të shkoni në shtrat. Kërkon shumë kohë për tu tretur dhe me stomakun që është duke punuar gjithë natën, vështirë se do të flini të qetë.
Akullorja – Përmban si yndyrnat dhe sheqerin. Ajo nuk i jep trupit mundësinë të djegë asnjë nga këta elementë që përmban, duke bërë që ju të shtoni në peshë.
Pica – Mund të shkaktojë probleme me zemrën si dhe me aparatin tretës. Sasia e madhe e yndyrnave që pica përmban, ndikon seriozisht në gjumin e natës.
Çokollata – Është burim kafeine, çka është gjëja e fundit që ju duhet para se të flini.
Alkooli – Ju shkatërron gjithë sistemin nervor dhe jo vetëm./tesheshi.com/