Në sheshet e Tiranës, Prishtinës dhe Kumanovës, tifozët Kuqezi kanë festuar pas vendimit të Gjykatës së Lozanës që i ka dhënë Shqipërisë 3 pikët në tavolinë.
Presidenti i Federatës Shqiptare, të Futbollit, Armand Duka deklaroi se “E drejta fitoi! Futbolli fitoi! Mendoj që fitoi jo vetëm futbolli shqiptar. E kam thënë që pas asaj ndeshje në Beograd, që para se të gjykonte Komisioni i Disiplinës në UEFA, ajo ndeshje nuk ishte e barabartë, dhe më në fund vërtetoi atë që thamë ne. Nuk bënë fajtore Shqipërinë për ndërprerjen e ndeshjes, për braktisjen e ndeshjes dhe në mënyrë simbolike, një gjë që më pëlqeu është që bënë serbët që të paguajnë edhe shpenzimet e gjyqit”.
Ndërkohë avokati përfaqësues i Federatës Shqiptare dhe anëtari i komitetit të FSHF-së, Artan Hajdari ka shpjeguar shkurtimisht këtë vendim të zbardhur prej 74 faqesh.
“Fakt është që nuk gjendet në faj kombëtarja jonë, është gjetur përgjegjësi mënyra sesi është administruar nga ana e arbitrit loja, po kështu edhe rrethanat e sigurisë që ju i dini. Përsa i përket çështjes së banerit ne jemi gjetur fajtorë”, tha avokati Hajdari. /tesheshi.com/