Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

EKSKLUZIVE/ Nga Arkiva e Lef Nosit: Dy foto të diskutueshme të ditës së pavarësisë dhe një telegram për Kel Marubin

by te Sheshi
28/11/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
EKSKLUZIVE/ Nga Arkiva e Lef Nosit: Dy foto të diskutueshme të ditës së pavarësisë dhe një telegram për Kel Marubin

Nga Bardha Nergjoni

Duke rrëmuar sërish në arkivën-thesar të Lef Nosit, gjejmë aty dy fotografi, një prej të cilave sipas të gjitha gjasave është e ditës së pavarësisë më 1912.pavaresia

Sipas të dhënave historike, pjesëmarrja në ditën e shpalljes së Pavarësisë nuk ishte aq e madhe për shkak se vendi ishte ende në luftë. Ndërkohë, një tjetër fotografi që mendohet se është e përvjetorit të parë të pavarësisë në vitin 1913, tregon një pjesëmarrje shumë më të madhe të njerëzve që pozojnë në fotografi me një flamurtar në qendër.

foto e pavaresise

Në sfondin e kësaj fotografie duket ballkoni i njohur i shtëpisë ku u shpall pavarësia dhe njerëz në ballkonin e saj. Dy fotografitë ndryshojnë nga njëra-tjetra për shkak të numrit të shqiptarëve në shesh. Nga kjo analizë e thjeshtë mendohet se një prej fotografive është e ditës së shpalljes së Pavarësisë, por nëse është ajo me më shumë pjesmarrje apo ajo me më pak njerëz në shesh, i mbetet historianëve ta konfirmojnë.

Po kështu, kemi dhe një telegram dërguar Kel Marubit në përvjetorin e parë të Pavarësisë tregon se ky i fundit nuk ka qenë në Vlorë dhe se nuk i ka shkrepur ai fotot që janë gjetur në fondin e Lef Nosit. Në këtë telegram kanë përcjellë urimin e tyre tre ministra të qeverisë së Vlorës: Lef Nosi, Pandeli Cali dhe Luigj Gurakuqi.

telegrami

Lef Nosi njihet si mbajtës i shumë elementëve që kanë lidhje me datën e shënuar të mëvetësisë së vendit. Në librin e tij “Dokumente historike”, Nosi ka sjellë telegramet që hedhin dritë mbi ditët që paraprijnë dhe pas shpalljes së Pavarësisë.

Në 103-vjetorin e kësaj date, historike vlen të diskutohet mbi këto fotografi që nëse gjenden origjinalet, janë dokumentim i rëndësishëm i historisë së Shqipërisë.

Nosi botoi deklaratën e Pavarësisë

Lef Nosi ishte grumbulluesi dhe koleksionuesi i shumë dokumenteve dhe fotografive të momenteve të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Ai botoi për herë të parë Deklaratën e Pavarësisë në vitin 1937 dhe e shpërndau tek shumë shqiptarë në atë kohë. Shumë familje elbasanase e kanë këtë botim të Lef Nosit në shtëpi. Gjithësesi ajo që mbetet ende mister është deklarata orgjinale e pavarësisë. Deri në vitin 1937 kur edhe është botuar, mendohet se ka qenë në duart e Lef Nosit. Mësohet se më 1937, Kel Marubi, fotografi zyrtar i mbretërisë, i bëri një foto origjinalit gjatë kremtimit të 25-vjetorit të Pavarësisë.

Sipas historianes Nevila Nika, deklarata e fotografuar qartëson më shumë dokumentin. “Rezultoi se ishte pak më ndryshe në pamje nga botimi i bërë nga Lef Nosi. Letra dukej qartësisht që ishte me vija, dy njollat për të cilat ishte përfolur se mund të ishin shenja gishtash të firmëtarëve, u kuptua se nuk ishin të tilla. Akoma edhe më i qartë ishte imazhi në xhamin fotografik që u rigjet në Fototekën Marubi. Kjo nxitje erdhi nga dy djem të rinj, koleksionisti Niko Kotherja në Korçë që rigjeti foton dhe nga Luçiano Bedeni, drejtori i ri i Fototekës Marubi, i cili vuri në dispozicion xhamin.

Deri këtu kërkimet ecën mirë. Kjo konfirmon që deri në vitin 1937 jemi të sigurt që akti ka qenë, nuk ishte zhdukur, nuk ishte tjetërsuar dhe nuk ishte vënë dorë mbi të. Nga viti 1937 dhe më tutje ne kemi një periudhë letargjie. Vitet e luftës ishin problematike, por besoj se e ka pasur Lef Nosi, firmëtar i aktit, një personazh emblematik, i cili me dashurinë e tij të madhe për historinë e vendit, na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme dokumentesh.

“Lef Nosi duhet ta ketë mbajtur me reliket e tij të çmuara” është shprehur studiuesja Nevila Nika në një intervistë të saj lidhur me fatin e Deklaratës së Pavarësisë. Mësohet se askush deri tani nuk ka mundur të hyjë në arkivat serbë ku mendohet se është ky dokument, ndërkohë që sipas historianit Kristo Frashëri deri në vitet 60-të e ka pasur në duar një shqiptar, emrin e të cilit ka ngurruar ta bëjë publik. Ai nuk e ka dorëzuar në fondin e arkivës së shtetit. /tesheshi.com/

Related Posts

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Next Post
Luis Suarez Miramontes: Nuk kam parë kurrë një treshe si Mesi, Nejmar e Suarez

Luis Suarez Miramontes: Nuk kam parë kurrë një treshe si Mesi, Nejmar e Suarez

Amerikanët nxjerrin zbuluar rusët: nuk na e dhanë planin e fluturimit të avionit të rrëzuar

Amerikanët nxjerrin zbuluar rusët: nuk na e dhanë planin e fluturimit të avionit të rrëzuar

Zijadin Sela po i’a merr Kërçovën Ali Ahmetit

Zijadin Sela po i’a merr Kërçovën Ali Ahmetit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni