Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

EKSKLUZIVE/ Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti: Zajednica? Mos sillemi me serbin siç është sjellë ai me ne!

by te Sheshi
10/11/2015
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 7 mins read
A A
EKSKLUZIVE/ Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti: Zajednica? Mos sillemi me serbin siç është sjellë ai me ne!

 “Nuk duhet të bëjmë diçka që dikush bëri mbi ne, diçka të keqe” – është kjo një ndër frazat e intervistës së dhënë nga deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, ish-ministër i Brendshëm, teksa pyetet mbi zhvillimet e fundit në skenën politike kosovare. Pra, ai është i mendimit që me serbin, nuk duhet të sillet siç është sjellur serbi me shqiptarët.

Në intervistë, z. Pajaziti flet për shumëçka, edhe për atë se kush mund të jetë njeriu që nesër do ta zëvëndësojë Thaçin në krye të PDK-së…por jo ai…

Intervistoi: Blendi Gashi

Sa vite u bënë që jeni aktiv në politikë dhe si e kujtoni kohën kur vendosët të hyni në këtë rrugë?

Nuk e ndaj karrierën time në vite, por vetëm në dy periudha: para dhe pas lufte. Padyshim që periudha e parë po vazhdon të ndikojë ndjeshëm në aktivitein tim politik të kohës së sotme. Jam në aktiv në skenën politike nga viti 1990 pa llogaritur edhe atë para 90-tës, ku kam qenë i përfshirë në ilegalitetin politik.

Ndikimi vendimtar për kyqjen time në politikë ka qenë i familjes. Në vitin 1982, atë kohë isha në shkollën e mesme, iu bë atentat axhës dhe, prej asaj kohe e gjithë familja ime u përfshi në rrjedhat politike, në rezistencën e asaj kohe. Padyshim ky ishte momenti vendimtar që unë të mbetesha në politikë.

Dëshiroj ta theksoj edhe një moment tjetër të pasluftës. Muajt e parë pas çlirimit të vendit kur kishte anagazhime të shtuara për ta rikrijuar një skenë politike, unë gati se e kisha formuluar një bindje që nuk duhej të vazhdoja të merresha me politikë. Nuk më pëlqente aspak ashpërsia e gjuhës dhe skenave të atëhershme politike, dhe rrjedhimisht nuk e shihja veten në politikë.

U kyça në atë kohë të punoja në një organizatë jo qeveritare amerikane që merrej kryesisht me rehabilitimin e rinisë së pasluftës dhe në krijimin e institucioneve të përkohshme të asaj kohe me z. Kushner. Mua më erdhi një ftesë që të isha pjesë e këtyre institucioneve. Dhe përpos miqve të mij të ngushtë, në rikthimin tim në politik ndikim kishin edhe disa miq të organizatës të cilët më sugjeruan që të rikthehesha, sepse sipas tyre një ftesë e tillë është nder për secilin person që i bëhet për të dhënë kontributin e tij për vendin.

Më pas, me krijimin e PDK-së u bëra pjesë e saj, dhe sot jam shumë i qetë që kam mundur të jap kontributin tim përmes kësaj partie dhe të jem në organet drejtuese të saj.

Jeni deputet i zgjedhur nga populli. Si është të jesh në këtë pozitë në një Kuvend të bllokuar në të cilin ecin pagat dhe mëditjet, por nuk punohet për të mirën e qytetarëve?

Tani unë jam deputet dhe kryetar i komisionit kuvendar për Administratën Publike. Po i përjetoi disa momente që nuk i kam përjetuar asnjëherë në karrierën time politike. Jam deputet i një Kuvendi gjysmëfunksional. Nuk është e lehtë të mos kem mundësi të prezantoj qëndrimet personale dhe shqetësime e qytetarëve, atyre që më kanë votuar në foltoren e Kuvendit. Nuk është e lehtë të mbahet i bllokuar një institucion prej të cilit sot priten vendime të rëndësishme.

Janë më patriot deputetët e pozitës apo opozitës?

Ju siguroi që çështja e dialogut dhe dy marrëveshjeve asaj për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi, janë çështje që i ndjejë dhe i përjetoj me përgjegjësinë më të madhe, dhe familja ime nuk do të më falte një gabim të mundshëm. Kjo përgjegjësi më bën të kuptoj se askush nuk ka të drejtë të gjykojë në mënyrë absolute dhe aq më tepër të japë ultimatume. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm për të ardhmen dhe territorin e vendit tonë, për ata që janë pakica, fqinjët tani, dhe për interesat e gjithë kombit.

Vetëm nëse jemi koshient për këto përgjegjësi që i kemi ndaj vendit dhe të tjerëve dhe nëse pa barriera bisedojmë me njëri-tjetrin, ky është patriotizëm i vërtetë. Nuk duhet të bëjmë diçka që dikush bëri mbi ne, diçka të keqe. Duhet të zhvillojmë vendin tonë, të ruajmë territorin dhe të punojmë miqtë dhe fqinjtë tonë.

Shkuan dy muaj dhe mazhoranca e partitë opozitare s’po gjejnë gjuhë të përbashkët për ta zhbllokuar Parlamentin. Si e shihni zgjidhjen ju?

Unë shpresoj që kjo bllokadë do të hiqet. Besoj që opozita do të reflektojë dhe qeveria do të shfrytëzojë përgjegësitë që i ka për ta rikthyer debatin e nevojshëm në Kuvend.

A meritojnë të jenë përfaqësues të popullit ligjvënësit që përdorin sharje e fyerje të ndryshme me kolegët?

Gjuha e përdorur në Kuvend, qoftë nga deputetët apo nga qeveritarët, nganjëherë ka kaluar në një gjuhë të papranueshme për qytetarët tone. Jam i sigurt që qytetarët me votën e tyre do t’i ndëshkojnë gjithë ata që kanë punën ose gjuhën e tyre të keqe.

Ju në një kohë keni ushtruar detyrën e ministrit të Brendshëm. Ju larguan nga kjo pozitë pas një rrokade që u bë në qeveri, duke emëruar në vend tuajin Bajram Rexhepin. A mund të na thoni pse nuk iu lejuan ta çoni mandatin deri në fund dhe si e vlerësoni punën e pasardhësit tuaj?

Riformatimi i qeverisë së asaj kohe ka qenë një vendim politik i kryeministrit Thaçi. Kanë qenë rrjedhat e atëhershme politike ato për të cilat kryeministri ridizajnoi qeverinë e tij. Edhe pse isha një nga ministrat që u largova nga pozita, kjo gjë nuk më ka dekurajuar të vazhdoi me angazhimin tim politik, përkundrazi kam qenë edhe më aktiv në jetën politike. Edhe po të ishte mundësia të vazhdoja në atë kohë punën si ministër i Brendshëm, besoj që do të kisha vazhduar projektet e mija të reformimit të atij sektori. Sa i përket pasardhësit tim, nuk më takon mua të gjykojë punën e tij. Do të ishte krejt subjektive gjykimi im, kur ai është mik dhe pjesë e partisë sime. Vlerësime të tilla iu mbetën qyetarëve të vendit.

Gjatë kohës sa keni udhëhequr MPB-në ka ndodhur vjedhja në dhomën e dëshmive. Pse edhe pas kaq vitesh nuk u zbardh ky rast që njollosi policinë?

Pyetje interesante dhe me vend. Pas asaj kohe, në asnjë angazhim timin nuk jam marrë me sferën e sigurisë. Siç e dini, në atë kohë tranzitore ka pasur përgjegjësi EULEX-i dhe drejtuesit e policisë. Ndoshta, kjo pyetje më shumë se mua është mirë t’i adresohet njerëzve aktual që merren me këtë sektor, ministrit aktual, drejtorit të Policisë, pse jo edhe presidentes së vendit e cila ka qenë pjesë e menaxhmentit të policisë në atë kohë.

Koalicioni PDK-LDK,emëroi Skënder Hysenin për ta drejtuar MPB-në për çka emërimi i tij ngjalli habi në opinion. Ishte njeriu i duhur për pozitë?

Hyseni ka një përvojë të gjatë në skenën politike dhe kjo është mirë. Ajo që i duhet më shumë ministrave të sektorëve të sundimit të ligjit, është involvimi në reforma të brendshme. Duhet më shumë prezencë ditore për çështjet që ende deri sot janë sfida të sundimit të ligjit, sfida që paraqiten në Raportin e Progresit dhe që janë sfida në procesin e liberalizimit të vizave.

A mund ta tregoni për portalin tonë ndonjë moment. të themi të sikletshëm, që keni pasur gjatë udhëheqjes së MPB-së që nuk e keni thënë më parë në media?

Gjatë mandatit tim si ministër i Brendshëm ka pasur shumë sfida, sidomos me  menaxhimin e kufirit, me protestat e qytetarëve të komunitetit serb në kufi. Pra, një prej sfidave më të mëdha kanë qenë menaxhimi i protestave pasi kam dashur që askush nga qytetarët të mos lëndohen pa marrë parasysh se për çfarë kanë protestuar ata. Po ashtu, sfidë ka qenë edhe reformimi i sektorit të sigurisë, pavarësimi nga UNIMIK-u.

Të kthehemi pak te partia juaj PDK. Po shkon partia juaj drejt ndryshimit të kreut. Pas Thaçit mund ta merr udhëheqjen Veseli?

PDK është subjekti kryesor në vend dhe padyshim mund të thuhet se PDK ka lidershipin më të pjekur në regjion. Jemi në fazën e një drejtimi të shkëlqyer nga ana e z. Thaçi. Në kohën kur ai do ta ketë kërkesë kushteutese që ta lë mandatin e tij partiak, partia jonë ka kapacitete të mjatfueshme politike për ta drejtuar partinë, pse jo njëri nga më të merituarit është edhe z. Kadri Veseli.

Na tregoni me cilin bashkëpartiak keni më shumë miqësi dhe me cilin deputet opozitar?

Është pyetja më e vështirë për mua. Them kështu, pasi kam shumë miq, madje edhe nga opozita. Me disa prej tyre nuk mund të bëj konfrontimin e duhur politik siç është rasti me Ahmet Isufin e AAK-së e disa tjerë.  Po ashtu kam shumë miq edhe në partinë time. Me lidershipin njihemi në kohë të vështira dhe kam miqësi të mira me gjithësecilin.

Për fund, një pyetje pë qytetin tuaj Gjilanin. Si e shihni qeverisjen e LDK-së në krye me Lutfi Hazirin?

Qytetarët e Gjilanit ia kanë dhënë besimin LDK-së dhe Dega e PDK-së në qytetin tim ka shfaq vullnetin që me punë ta kthej besimin e qytetarëve.  Nga ato që po shihen dhe sidomos nga qytetarët po reflektohet një pakënaqësi për mënyrën e qeverisjes në Gjilan. Ne si PDK do ta luajmë rolin tonë konstruktiv në këtë mandat duke iu bërë me dije të gjitha lëshimet dhe gabimet e tyre, por nuk do të lejojmë që Gjilani të mos e ketë një alternativë të vërtetë zhvillimore. Një mbështeje çfarë e meritojnë njerëzit e asaj ane. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Maqedonia fiton rekomandim të kushtëzuar për në BE

Maqedonia fiton rekomandim të kushtëzuar për në BE

VIDEO/Disa mënyra efikase për rritjen e flokëve

VIDEO/Disa mënyra efikase për rritjen e flokëve

Ambasada Gjermane: Azilkërkuesit që kthehen sot dhe nesër; bashkë me oraret e mbërritjes

Ambasada Gjermane: Azilkërkuesit që kthehen sot dhe nesër; bashkë me oraret e mbërritjes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni