Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DOSSIER/ Vizita misterioze e Mahmut Bakallit, liderit komunist të Kosovës në Tiranë, kur shpërtheu lëvizja studentore

by te Sheshi
20/08/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
DOSSIER/ Vizita misterioze e Mahmut Bakallit, liderit komunist të Kosovës në Tiranë, kur shpërtheu lëvizja studentore

Ekskluzive/ Fjalimi i Azem Hajdarit në shtator 1992: Ç’kërkonte Bakalli në PD, në janarin e vitit 1990?!

hajdari5 (1)

Mistereve të shumta që kanë mbuluar lëvizjen studentore në Shqipëri, i shtohet edhe një tjetër. Një vizitë misterioze e kreut të Lidhjes Komuniste Krahinore të Kosovës, Mahmut Bakalli, në janarin e vitit 1990 në Tiranë, i cili u takua me krerët e rinj të Partisë Demokratike. Ky mision në hije, është bërë publik vetëm një herë në një fjalim në Kuvend i të ndjerit Azem Hajdari, në Parlamentin shqiptar në shtatorin  vitit 1992. Mahmut Bakalli, i cili aktualisht nuk jeton më, pas Luftës së Kosovës, u bë këshilltar i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në fakt pas kësaj kohe edhe marrëdhëniet mes zotit Haradinaj dhe zotit Sali Berisha janë përmirësuar dhe kanë mbetur të mira…

Lideri i Lëvizjes studentore, Azem Hajdari, ishte një ndër figurat më të goditura nga lidershipi i PD-së në vitin 1992, gjatë përjashtimit të mocionistëve por edhe disa muaj më pas. Në këtë situatë, ai kërkoi nga Parlamenti ngritjen e një komisioni parlamentar për të zbardhur figurën e tij lidhur me akuzat që i adresoheshin.  Ai e bëri këtë kërkesë, në një fjalim shumë të rëndësishëm në një seancë plenare në shtator të vitit 1992.  Ai theson ndër të tjera: Të ngrejë një komision, i cili të studiojë veprimtarinë time që kur kam lindur. Ç’lidhje kam me Ramiz Alinë? Ç’lidhje kam me Sigurimin e Shtetit? Ç’lidhje kam me të huajt? Ç’lidhje kam me grupet? Jam gati të deklaroj të ardhurat e mia financiare. Të ngrihet një komision dhe të vijë të shikojë ku jeton Azem Hajdari. Me kë është i implikuar?”

 Më poshte botohet i plotë fjalimi i Hajdarit në seancë plenare, shtator 1992

Azem Hajdari – Sot, në këtë seancë, e marr fjalën për disa shqetësime që unë kam si deputet dhe për furnizimet që i bëhen opinionit publik me shpifje.

 Nuk kam folur këtë muaj, sepse kam ndenjur të studioj gjendjen dhe ma merr mendja që kam arritur në pikën që t’i kërkoj këtij Parlamenti të nderuar;

  1. Të ngrejë një komision, i cili të studiojë veprimtarinë time që kur kam lindur. Ç’lidhje kam me Ramiz Alinë? Ç’lidhje kam me Sigurimin e Shtetit? Ç’lidhje kam me të huajt? Ç’lidhje kam me grupet? Jam gati të deklaroj të ardhurat e mia financiare. Të ngrihet një komision dhe të vijë të shikojë ku jeton Azem Hajdari. Me kë është i implikuar? Për gjithë veprimtarinë time jam gati të ngre një komision hetimor, komision parlamentar, të kryejë një aktivitet dhe t’ia paraqesë Kuvendit Popullor një raport për të përcaktuar se si është e vërteta.

 Dikush mund të mendojë se Azem Hajdarit ia ka zënë kush bishtin. Azem Hajdari vetëm besën jep dhe e mban atë. Të dini një gjë, zoti Kryetar,  nëse nuk dini të flisni ndershmërisht, unë mbi nderin tim dhe të familjes time nuk lejoj njeri të më shkel me këmbë; dhe kur tërhoqa zvarrë plepat si Enver Hoxha e Ramiz Alia, kallamat që kanë ngritur tani kokën unë do t’i tërheq zvarrë. E them edhe njëherë, kur tërhoqa zvarrë plepat si Enver Hoxha e Ramiz Alia, unë për kallama nuk pyes.

E ngre këtë, sepse kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet: “Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t’i them: “Për demokracinë, për Shqipërinë, për të ardhmen e këtij vendi”.

 Duke dalë përpara opinionit publik dhe jam i bindur si deputet, si qytetar, si student nuk kam humbur asnjë votë. Me demokracinë në Shqipëri nuk ka pasur lidhje demokracia. Lidhja studentore ishte e pastër si shpirti i studentëve. i thirrëm njerëzit dhe erdhën. Atëherë do të flas përpara jush. Ç’kërkoi këtu Mahmut Bakalli? Me kë u takua Mahmut Bakalli në janarin 1990? Ç’direktiva i dhanë? Sot po shohim direktiva të tjera deri në detajizim. Ju lutem, më vendosni nderin në vend si Parlament. Ju lutem, verifikoni dhe jam gati përpara jush të deklaroj çdo gjë, në rast se nuk dalin këto të vërteta. U bëj thirrje deputetëve që janë të implikuar me Sigurimin e Shtetit të largohen. Nuk po përmend emra sot. Janë këtu. U them edhe njëherë atyre që janë munduar të furnizojnë opinionin publik me shpifje. Populli shqiptar mua nuk ka me më ndalur. Familja ime është e ndershme . Në rast se nuk do të jem i ndershëm, të ma vënë litarin aty te Skënderbeu, përndryshe kallamat ta dinë mirë se unë do t’i heq zvarrë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. Mbi nderin tim nuk lejoj njeri të shkelë më.

 Tomor Malasi

 Zoti Azem Hajdari, kërkesën mund ta paraqisni me shkrim.  Dua të theksoj diçka: Të gjithë politikanët sot në skenën politike shqiptare janë pre e sulmeve të shtypit, nga të gjitha drejtimet. Nuk është Kuvendi Popullor që merret me opinionet, me shpifjet apo me trillimet që mund të bëhen nga të gjitha drejtimet e mundshme, megjithatë insistimi juaj ka një bazë, me sa kuptoj.

  Azem Hajdari – Kryetari i Shërbimit Informativ, fut njerëz në burg dhe shkon u thotë njerëzve në burg: “Deklaroni për kryetarin e komisionit të mbrojtjes kështu apo ashtu Ramiz Alia është jashtë. Është takuar në Durrës me agjentin e CIA-s. Jua thashë dhe në grupin parlamentar. E përsëris edhe një herë: Mahmut Bakalli, në janarin e vitit 1991 erdhi në Tiranë dhe bëri dy takime. Ç’u tha në këto takime dhe veprimtari të tjera, këtu do të dalin. Shqipëria është e shqiptarëve dhe të mos mendojë kush se rininë time ose nderin tim mund ta shkelë. i kam lënë edhe njëherë kallamat që të çohen përpjetë, ta dinë kush jam, me mua nuk flitet kështu. Zemra e pastër e imja,  e studentëve dhe e shqiptarëve nuk mund të bjerë në dorë të huaj, Ju thashë edhe një herë: Dua t’i tregoj fëmijës tim pse desha me e lanë jetim, t’i tregoj babës tim pse desha me e lanë në rrugë. Do t’i tregoj Shqipërisë pse dola ose përndryshe më vjen keq ky popull është i lodhur. Nuk kam humbur asnjë votë. Nuk jam i përzier me kurrkënd, ju lashë, e lashë postin; nuk dua post, po me nderin… /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
FOTO/Ndodh edhe kështu: Demi zë superstradën, bllokohet trafiku 2 orë rresht

FOTO/Ndodh edhe kështu: Demi zë superstradën, bllokohet trafiku 2 orë rresht

Policia shqiptare ndalon në kufi “Djemt e këqinj të Zagrebit”

Policia shqiptare ndalon në kufi “Djemt e këqinj të Zagrebit”

Një diplomat nga Afganistani, i dërguari i OKB-së në Kosovë

Një diplomat nga Afganistani, i dërguari i OKB-së në Kosovë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hakan Fidan: “Më helmuan!”

Hakan Fidan: “Më helmuan!”

10/05/2025
Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

10/05/2025
Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”

Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”

10/05/2025
Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore

Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni