Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka ngritur “duart lart” pas shortit të hedhur për kampionatin Botëror të vitit 2018 dhe ka deklaruar se ai është një “mission i pamundur”.
Në një intervistë telefonike për TCH, Duka theksoi se “Jemi përballë dy skuadrave kampione bote, por edhe të tjerat në grup nuk janë më pak të forta”.
Duka tha se objektivi i parë është kualifikimi për europianin e Francës, megjithatë shtoi se “është thuajse e pamundur. Askush nuk ka mundur të eliminojë Italinë dhe Spanjën”. /tesheshi.com/