Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dokumentet kadastrale të Kosovës të manipuluara nga Serbia

by te Sheshi
02/07/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Dokumentet kadastrale të Kosovës të manipuluara nga Serbia

 Nga Donat Maloku

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka shqyrtuar të  mërkurën Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ministrja pa Portofol,  Edita Tahiri, me këtë rast ka thënë se ky Projektligj  buron nga procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë nga marrëveshja për kthimin e  dokumenteve kadastrale që Serbia i ka marrë gjatë luftës në Kosovë. Kjo marrëveshja ishte arritur në vitin 2011 dhe ende nuk është zbatuar. “Obligimi ynë ka qenë që të krijojmë një agjension teknik për të krahasuar dhe verifikuar  dokumentet që kthehen nga Serbia  me databazën ekzistuese të shtetit të Kosovës për kadastren. Kemi pasur parasysh faktin që këto dokumente kane qenë në Serbi mbi 15 vjet dhe ka mundësi që të ketë pësuar ndryshime dhe probleme tjera. Andaj, verifikimi duke e krahasuar me dokumentacionin ekzistues që ne  kemi,  na jep mundësinë për të parë se sa janë të besueshme këto dokumente”, theksoi ministrja Tahiri.

Ajo, më tej ka folur lidhur me përfaqësimin e ndërkombëtarëve në këtë agjension.  “Ka të bëjë  me rolin mbikëqyrës që në kohën kur Komisioni për krahasim dhe verifikim do të trajtojë dokumentet e kthyera  dhe nëse evidentohen parregullësi, do të ketë mundësi të ketë dëshmitarë evropian për këtë. Dhe,  me këtë rast, si të tilla, besueshmëria pastaj duhet t’i takojë Kosovës”, tha ajo, duke shtuar se  nuk beson që dokumentacioni i Kosovës  për kaq vite që ka qënduar atje, ka mbetur i tillë dhe i paprekur. Tahiri tha se mendon  se ka pasur elemente të manipulimeve. Po ashtu , ajo përmendi edhe gjendjen e pasluftës në Kosovë, atë të marrjes së pronave në mungesë të shënimeve të kompletuara të kadastres. Sa i përket kritikave të anëtarëve të Komisionit lidhur me përfaqësimin ndërkombëtar në këtë agjension, duke përmendur faktin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë nga ndërkombëtarët, Tahiri tha se përfaqësim të ndërkombëtarëve ka vetëm në bord dhe në komisione. “Agjensioni do të ketë dy komisione, atë për krahasim e verifikim të pronës, si dhe  do të ketë një komision për çështje pronësore, që është transformimi i agjensionit të mëparshëm. Kjo ka të bëjë me nevojën që të krahasojmë çka po na kthehet nga Serbia, meqë janë 12 milionë faqe të dokumenteve kadastrale”, tha Tahiri , ndërkaq sqaroi se Gjykata Supreme e jep fjalën e fundit lidhur me vendimet që mund të mirren në atë komision. Ajo bëri të ditur se Komisioni për krahasim dhe verifikim përbëhet nga pesë anëtarë, tre vendorë  dhe dy ndërkombëtarë, si dhe një anëtar nga radhët e komunitetit joshumicë. Tahiri vlerësoi se ky është obligim ndërkombëtar duke përmendur me këtë rast edhe Letërkëmbimin  mes Presidentes së vendit dhe Baroneshës Ashton. Ministrja Tahiri duke kërkur mbështetje të këtij projektligji,   tha se edhe po të garantoj Serbia besueshmërinë e dokumenteve,  ajo nuk i beson një shteti okupator. Sipas saj dokumenti që do të kthehet në Kosovë do të ketë kopjet e skanuara dhe të vërtetuara nga BE-ja. “Kur dokumentet të kthehen në Kosovë, atëherë mund të krahasohen me dokumentet që disponon databaza Agjensionit Kadastral”, theksoi Tahiri.

Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, duke e vlerësuar këtë projektligj si tejet problematik , si në aspektin e kushtetueshmërisë ashtu edhe në aspektin politik, tha se nëse Kuvendi miraton këtë Projektligj, atëherë ai po legalizon aktin e vjedhjes dhe plaçkitjes së dokumenteve të Kosovës. Ajo po ashtu përmendi edhe përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë nga ndërkombëtarët, duke theksuar se po themelohet një agjensi që do të ketë përfaqësim të ndërkombëtarëve. Mes tjerash, ajo tha se kusht gjatë dialogut me Serbinë është dashur të jetë kthimi i dokumentacionit origjinal, e jo kopjet e regjistrave. Ndërsa, pyeti ministren në detaje rreth  përbërjës së agjensionit,  financimit të këtij agjensioni dhe mënyrës së raportimit.

Anëtari i Komisionit, Armend Zemaj, fillimisht përmendi faktin se pas luftës në Kosovë janë keqpërdorur pronat shoqërore e private , ndërsa tha se nevoja për këto krahasime dhe verifikime të  librave kadastral nga grabitja e dhunshme dhe padrejtë e shtetit serb, sado që të zgjas, problematika do të shtohet. Andaj, ai tha se duhet përkrahur këtë ligj, duke kërkuar më tej sqarime të ndryshme nga ministrja Tahiri.

Anëtarja e Komisionit Donika Kadaj -Bujupi, fillimisht shfaqi kritika për  rritjen e numrit të agjensioneve nëpër institucione, për siç tha ajo, po i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës. Ndërkaq, kërkoi  sqarime për periudhën e operimit të këtij agjensioni. Më tej ka folur edhe Agim Aliu, duke theksuar se  ka pasur pasoja të jashtëzakonshme  në vend sa i përket pronave, në mungesë të këtij ligji. Ai po ashtu kërkoi sqarime për mënyrën e  verifikimit të  gjendjes,  meqë shtoi ai, është bërë ndryshimi i fakteve në librat kadastral të cilin e posedon Serbia.

Edhe Milena Miliqeviq ka kërkuar sqarime nga ministrja Tahiri për  përfaqësimin e anëtarëve në këtë agjension nga radhët e komunitetit serb, meqë siç u shpreh ajo, bëhet fjalë për një numër të lartë të kërkesave për prona nga ky komunitet.

Pas shterimit të  diskutimit, anëtarët e Komisionit formuan grupin punues për Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
10 fakte të cilat nuk i keni ditur për pijen më të njohur në botë: Coca Cola-an

10 fakte të cilat nuk i keni ditur për pijen më të njohur në botë: Coca Cola-an

Egjipti aprovon ligjin kundër terrorizmit

Egjipti aprovon ligjin kundër terrorizmit

FOTO/Ndryshon logoja e Facebook. Ja pamja e saj e re

FOTO/Ndryshon logoja e Facebook. Ja pamja e saj e re

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni