Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A është beteja për Aleppon pjesë e luftës së Sirisë?

Forcat opozitare hynë në zonat e kontrolluara nga regjimi, duke tronditur status quo-në e deritanishme

by te Sheshi
04/12/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
A është beteja për Aleppon pjesë e luftës së Sirisë?
115
SHARES

Sulmi i papritur nga forcat opozitare në qytetin sirian të Alepos, të mërkurën, duket se e ka zënë të papërgatitur regjimin sirian të Bashar al-Assad, aleatët e tij dhe një pjesë të madhe të botës.

Aktualisht, ndërsa forcat ajrore siriane dhe ato ruse godasin forcat opozitare në Sirinë veriperëndimore, konflikti brutal, për të cilin shumë kishin shpresuar se ishte ngrirë që prej marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2020, po tregon të gjitha shenjat e një rindezjeje.

A është konflikti aktual pjesë e luftës së vazhdueshme në Siri?

Po.

Revolucioni i vitit 2011 në Siri nuk arriti ta rrëzonte liderin e vendit, Bashar al-Assad.

Assadi u mbështet te aleatët e tij, Rusia, Irani dhe grupi libanez Hezbollah, të cilët iu bashkuan forcave të tij në përpjekjet për të shtypur kryengritjen.

Luftimet tërhoqën si grupet e armatosura rajonale ekzistuese, si ISIL (ISIS) dhe al-Kaeda – të cilat krijuan lidhje me grupet brenda Sirisë – ashtu edhe fraksione të reja, si Hayat Tahrir al-Sham (HTS), që udhëhoqi sulmin e javës së kaluar në Alepo.

Interactive_Syria control map_December 3_0600GMT_2024

Cilat janë të gjitha këto grupe në Siri?

Shumë grupe u krijuan me qëlllimin për t’u përfshirë në luftë, duke luftuar jo vetëm kundër forcave të regjimit, por nganjëherë edhe kundër njëri-tjetrit, për shkak të përplasjeve ideologjike.

Megjithatë, ndërsa konflikti vazhdonte dhe fuqia ushtarake e Rusisë dhe Iranit filloi të anonte balancën në favor të regjimit, shumica e këtyre grupeve u shtynë drejt qarkut veriperëndimor të Idlibit, veçanërisht pas humbjes së Alepos në vitin 2016, pas gati katër vitesh luftime.

Në Idlib, fraksione të ndryshme rebele nisën të konkurrojnë për dominim, dhe nga kjo konkurrencë doli në pah Hayat Tahrir al-Sham (HTS) si fraksioni dominues.

HTS u formua në vitin 2017 përmes bashkimit të disa grupeve, kryesisht Jabhat al-Nusra. Ky grup operon përmes “Qeverisë së Shpëtimit Sirian” – një administratë opozitare – për të menaxhuar shumicën e qeverisjes në Idlib, duke përfshirë sigurinë, sistemin financiar dhe gjyqësorin.

Jabhat al-Nusra, e cila më parë kishte lidhje të ngushta me Al-Kaedën, ndërpreu zyrtarisht këto lidhje përpara formimit të HTS. Fillimisht, grupi u riemërtua si Jabhat Fateh al-Sham, përpara se të shndërrohej në HTS.

Sa ekstreme ka qenë lufta?

Ka qenë e përmasave apokaliptike.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, midis marsit 2011 dhe marsit 2021, lufta e Sirisë ka shkaktuar vdekjen e 306,887 civilëve.

Më shumë se gjysma e popullsisë siriane prej 21 milionësh para luftës është zhvendosur si pasojë e luftimeve.

Aspektet e konfliktit kanë qenë të jashtëzakonshme për nga egërsia.

Regjimi ka përdorur armë kimike dhe bomba me fuçi kundër zonave civile, duke luftuar, së bashku me aleatët e tij, për të shtypur kryengritjen, por pa arritur ta shuajë plotësisht atë.

Në vakuumin e pushtetit që u krijua, grupet e armatosura lulëzuan. ISIL (ISIS) fitoi terren dhe shpalli krijimin e një “kalifati” në qytetin sirian të Rakkas në vitin 2014. Ky “kalifat” u bë një bazë për mizori ndaj pakicave dhe u shkatërrua vetëm në vitin 2017, kur Forcat Demokratike Siriane, të mbështetura nga Perëndimi, e dëbuan ISIL-in.

Interactive_Syria_RebelGroups_Dec3_2024

Çfarë shkaktoi luftën?

Ndërsa mungesa e lirive dhe problemet ekonomike shtuan pakënaqësinë ndaj qeverisë siriane, ishte shtypja brutale e protestave ajo që më në fund i shtyu njerëzit të rroknin armët.

Në mars të vitit 2011, të frymëzuar nga kryengritjet e suksesshme në Tunizi dhe Egjipt, në Siri shpërthyen protesta pro-demokracisë.

Ngrohja globale thuhet se ka pasur një rol në ndezjen e revoltës së vitit 2011.

Një thatësirë e madhe që goditi Sirinë gjatë viteve 2007-2010 detyroi rreth 1.5 milionë njerëz të shpërngulen nga zonat rurale drejt qyteteve, duke përkeqësuar varfërinë dhe tensionet sociale.

Në korrik të vitit 2011, disa ushtarë dezertorë shpallën krijimin e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA), një grup që synonte rrëzimin e qeverisë, duke shënuar kështu kalimin në një konflikt të armatosur.

A u përfshinë shumë vende në këtë luftë?

Po, u përfshinë.

Mbështetja nga jashtë dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë luajtën një rol të madh në përshkallëzimin e luftës në Siri.

Rusia u angazhua zyrtarisht në konflikt në vitin 2015 dhe që atëherë ka vazhduar ta mbështesë regjimin e Asadit. Irani dhe Iraku, së bashku me Hezbollahun nga Libani, gjithashtu ofruan mbështetje për regjimin.

Nga ana tjetër, një grup i larmishëm shtetesh, përfshirë Turqinë, Arabinë Saudite dhe SHBA-në, mbështetën fraksione të ndryshme të opozitës.

Izraeli kreu gjithashtu sulme ajrore brenda Sirisë, duke goditur Hezbollahun dhe forca të tjera pro-qeveritare.

Si u përfshi Turqia?

Turqia, e cila ndërpreu marrëdhëniet me Asadin në vitin 2011 dhe që ndan një kufi të gjatë me veriun e Sirisë, ka qenë veçanërisht e angazhuar.

Shumica e këtij kufiri kalon nëpër zona të kontrolluara nga opozita dhe në rajonin kurd të Sirisë, ku Turqia ka deklaruar vazhdimisht se anëtarët e Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) veprojnë.

Turqia mbështeti Ushtrinë e Lirë Siriane (FSA) dhe tensionet u përshkallëzuan kur forcat e regjimit sirian rrëzuan një avion luftarak turk në vitin 2012, duke çuar në përleshje kufitare.

Në vitin 2016, Turqia nisi Operacionin “Mburoja e Eufratit” në Siri, duke deklaruar se objektivat e saj ishin largimi i ISIL-it nga kufiri dhe frenimi i partisë kryesore kurde, PYD (Partia e Bashkimit Demokratik).

INTERACTIVE-Syrian rebels sweep into Aleppo - Dec 1, 2024 map -1733065535

Cili ishte reagimi ndërkombëtar ndaj luftës në Siri?

Pasi brutaliteti i luftës së Asadit kundër popullit të tij u bë i qartë, disa shtete ndërprenë lidhjet me regjimin e tij.

Në vitin 2011, Siria u përjashtua nga Liga Arabe dhe shumë shtete, përfshirë Kanadanë, Gjermaninë, Meksikën, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Damaskun.

Me rritjen e pranisë së ISIL-it në Siri, u krijua një Koalicion Global kundër DAESH-it (termi në arabisht për ISIL), i përbërë nga rreth 87 vende, që filloi të mbështeste Forcat Demokratike Siriane (SDF) për të dëbuar ISIL-in nga Rakka, qyteti që ishte shpallur kryeqytet i grupit terrorist.

A nuk ishte normalizuar Asadi me fqinjët kohët e fundit? Tani çfarë?

Po, ka pasur një tendencë për normalizim.

Ky proces u ndihmua nga një ulje e tensioneve, si dhe nga tërmeti shkatërrues që goditi Sirinë dhe Turqinë në shkurt 2023. Përballë kësaj tragjedie, disa shtete filluan të rishikonin qëndrimet e tyre ndaj regjimit të Asadit.

Bahreini, Omani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe filluan të emërojnë ambasadorë në Siri që nga viti 2021. Jordania gjithashtu tregoi një qëndrim më të hapur ndaj Sirisë pas tërmetit të vitit 2023.

Në maj 2023, Liga Arabe, që kishte pezulluar Sirinë në vitin 2011, vendosi të rivendosë anëtarësimin e saj. U morën edhe hapa për të nisur bisedime mes Sirisë dhe Turqisë.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë ky zhvillim në veprimet ndërkombëtare të Asadit, pasi disa shtete vazhdojnë ta kritikojnë për refuzimin e negociatave me opozitën për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit që ka zgjatur kaq shumë. /Tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Ky ish-zyrtari i lartë europian i dyshuar për pastrim parash

Ky ish-zyrtari i lartë europian i dyshuar për pastrim parash

Mesazhi i parë i stërthënë nga kreu i ri i Këshillit Evropian

Mesazhi i parë i stërthënë nga kreu i ri i Këshillit Evropian

Policia shqiptare, në rolin e Veselit te “Koncert në vitin ‘36”

Policia shqiptare, në rolin e Veselit te “Koncert në vitin ‘36”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni