Çaji i zi – Është një ndër çajrat më popullor në botë. 75% e njerëzve e konsumojnë atë. Ky çaj është i pasur me theaflavins dhe therubigins, të cilët ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Një kërkim ka treguar se 3 ose më shumë filxhanë çaj të zi çdo ditë redukton rrezikun e atakut kardiak me 21%. Çaji i zi prodhohet nga gjethet e bimës Camellia Sinensis. Ky çaj ka shije të hidhur dhe një filxhan çaj përmban 40 mg kafeinë.
Çaji jeshil – Shija e çajit jeshil është shumë më delikate në krahasim me atë të çajit të zi. Ata prodhohen nga e njëjta bimë, por ndryshimi qëndron në mënyrën e përftimit të substancës që përdoret për çaj. Një filxhan nga ky çaj përmbaj 25 mg kafeinë. Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Një studim ka treguar se çaji jeshil, nëse konsumohet çdo ditë, ul rrezikun kardiovaskular me 10%.
Çaji i bardhë – Përmban 15mg kafeinë në një filxhan. Gjethet e bimës thahen përpara se të prodhohet abstrakti i këtij çaji. Ky çaj i mrekullueshëm mbron trupin nga problemet kardiovaskulare dhe është shumë i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga diabeti.
Çajrat bimore – Është një përzierje mes luleve të thata, frutave dhe bimëve të malit. Kafeina që përmban ky çaj është në nivele shumë të ulëta. Mos e konsumoni nëse jeni duke ndjekur një dietë për dobësim, pasi nuk ju ndihmon në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Një studim ka treguar se 3 filxhanë me çaj hibikusi redukton presionin e gjakut, ndërsa një filxhan çaj kamomili është shumë i mirë përpara gjumit./tesheshi.com/