Një mrekulli që më pas rezultoi me një horror, ndodhi në kopshtin zoologjik të Leipzigut. Një luaneshë solli në jetë dy këlyshë, diçka që nuk kishte ndodhut për pesëmbëdhjetë vjet aty.
Stafi festoi dhe u gëzua për këtë lindje dhe shikoi nga afër luaneshën, e cila, sipas fjalëve të tyre, i trajtonte të vegjlit si çdo nënë. Ata nuk vunë re asgjë të çuditshme, deri sa ndodhi diçka e tmerrshme.
Ditën e tretë, luanesha hëngri të dy këlyshët. Një zëdhënës i kopshtit zoologjik shkroi në Facebook se të gjithë punonjësit janë të shokuar nga incidenti për të cilin nuk kanë asnjë shpjegim.
Disa nga ekspertët thonë se këlyshët ishin të sëmurë, e kjo është arsyeja pse nëna e tyre i hëngri ato, por pasi përfunduan në barkun e saj, është e pamundur të bëhet një autopsi. Të tjerë thonë se gjëra të tilla ndodhin nga stresi i kafshës, dhe fajësojnë kopshtin zoologjik për kushtet në të cilat ndodhet luaneshë, ose përmendin jetën në robëri si arsyen kryesore. /tesheshi.com/