Zgjohet nga koma këngëtari i njohur turk i muzikës popullore dhe asaj fimografike Ibrahim Tatlises. Ai përveç një emër i njohur i spektaklit në tregun turk të showbizit është mjaft i njohur ndër shqiptarë, kryesisht për këngët “Jalla shofer” apo “Mavi mavi” të cilët janë bërë hit edhe falë filmave shoferi i kamionit apo dhe shamikuqja në vitet 80. Tatlises kaloi në koma pas një goditje të rëndë në tru.
Një i afërm i tij tha se nuk ka asgjë për t`u brengosur rreth shëndetit të tij. “Nuk ka asgjë për t’u frikësuar, nuk është në koma. Ibrahimi u zgjua por doktorët në të tilla operacione mjekët preferojnë t’i lënë në gjumë pacientët e më pastaj t’i zgjojnë ngadalë. Pasi të përfundojë kjo procedurë shpresoj që gjithçka do të jetë në rregull.
Të hënën e kaluar ai kishte kaluar një operacion shumë të vështirë në Amerikë. Operacioni kishte të bënte me intervenim në tru.
Ja një link i këngës së famshme shoqëruar nga filarmonia e Stambollit.
(tesheshi.com)