Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zamira Rami, Gjirokastra në dorë të një gruaje: si do jetë?

by te Sheshi
09/07/2015
in Intervista
Reading Time: 7 mins read
A A
Zamira Rami, Gjirokastra në dorë të një gruaje: si do jetë?

Gjirokastra është ndër qytetet më të njohura të botës shqiptare, që rrëzaton një histori e trashëgimi të jashtëzakonshme. Dhe nuk janë të pakët ata që e “qajnë” sot Gjirokastrës, pasi mendojnë se ky qytet nuk po e jep 100 përqind më të mirën që ka, sidomos në zhvillim dhe turizëm. E tashmë, Gjirokastra do drejtohet nja grua, e cila beson se do mund ta “rilindë”, nëse nisemi nga deviza politike kahjes politike prej nga vjen. Eshtë Zamira Rami, që në një intervistë të saj rrëfen për sfidat që do mund të përballet për t`ia dhënë plotësisht hakën këtij qyteti…         

Zonja Rami, ju tashmë jeni kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës. Cfarë mesazhi përcillni për elektoratin pas përfundimit të zgjedhjeve vendore ?

Dëshiroj të falenderoj përzemërsisht të gjithë bashkëqytetarët e mi për besimin dhe zgjedhjen që bënë në 21 qershor duke më votuar mua, përfaqsuesen e Aleancës për Shqipërinë Europiane, si kryetare të Bashkisë së Gjirokastrës. Me votën e tyre ata vendosën që  unë të drejtoj bashkinë  e Gjirokastrës për 4 vitet e ardhshme. Çdo premtim që  kam bërë  gjatë  fushtës elektorale do të  realizohet në  bashkëpunim me qytetarët. Vota e tyre është një  detyrim dhe nxitje që së bashku të  realizojmë  projektet tona për një  të  ardhme më  të  mirë. Ndihem shumë  mirë, jo vetëm prej rezultatit pozitiv që  arritëm por edhe për faktim që fushata zgjedhore, procesi i votimit dhe ai i numërimit të  votave u krye në një  frymë  të  lartë  qytetare, duke respektuar të  gjitha standartet. Për herë  të  parë  në  këto vite demokraci patëm një  proces të qetë ku gjitheseicili shprehu bindjen përmes votës së lirë. Dëshiroj gjithashtu të shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time personale për të gjithë  bashkëpunëtorët e mi, kryetarin e Bashkisë Flamur Bime, strukturat e Partisë  Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, intelektualët dhe specialistët që u angazhuan në  këtë  fushatë. Në  21 qershor nuk fitoi vetëm Zamira dhe Aleanca për Shqipërinë  Europiane, por fituan të gjithë  qytetarët që  duan një  Gjirokastër më  të  mirë. Së bashku me ta do ta realizojmë  këtë synim. Unë do të jem kryetarja e Bashkisë për të gjithë banorët, pa dallime sociale dhe partiake. Do të shërbej me zemër dhe do të  drejtoj me profesionalizëm.

Cilat janë projektet tuaja në përgjithësi për zhvillimin e Gjirokastrës ?

Zamira Rami gjate fushates elektorale 6

Projektet që do të zbatohen gjatë 4 viteve të ardhshme në Bashkinë e re të Gjirokastrës janë të shumta. Por ajo që vlen të theksohet është fakti se të gjitha këto projekte janë të prekshme dhe të realizueshme. Do të nis së pari me turizmin, pasi kjo fushë është prioritare për zhvillimin ekonomik të zonës dhe do të gjenerojë vende të reja pune. Janë gati dy projekte, ndërhyrja për restaurimin e fasadave në zonën muzeale të Gjirokastrës dhe by-passi që kalon në pjesën karakteristike të qytetit. Projektet për punësimin përmes nxitjes së turizmit, zhvillimit të bujqësisë dhe lehtësimit të taksave për bizneset e vogla. Projektet për infrastrukturën në fshatra, në mënyrë që të humbasin dallimet ndërmjet qytetit dhe fshatit, si dhe për nevojat emergjente që komunitetet kanë, duke filluar nga rrugët, ndriçimi publik, sistemet e vaditjes etj. Rikonstruksione të qendrave shëndetësore dhe godinave të arsimit parauniversitar.

Ju keni tashmë një program konkret për të realizuar në zonë, kush ju ka ndihmuar për realizimin e tij?

Për hartimin e programit është punuar për një kohë jo të shkurtër. Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoja me specialistë të të gjitha fushave, të cilët dëshiroj t’i falenderoj për të gjitha idetë e çmuara që më kanë dhënë e që tani janë pjesë e programit. Tjetër mbështetje kanë qenë grupet e interesit, që në takimet e zhvilluara më kanë shprehur shqetësimet, por edhe mendime sesi gjërat mund të bëhen më mirë. Programi im mbledh në vetvete të gjitha këto mendime, sepse nuk mund të prezantonim para komunitetit një platformë joreale dhe të pabesueshme. Pikërisht ndërthurja e mendimeve të specialistëve vendas, mbështetur mbi statusin e UNESCO-s që qyteti gëzon ka sjellë një projekt gjithëpërfshirës e që shumë shpejt do të pasohet nga strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm të Bashkisë Gjirokastër.

Gjirokastra është qytet i vizitueshëm nga turistët, çfarë hapësire zë turizmi në programin tuaj?

Turizmi përbën padyshim shtyllën kryesore të programit dhe si i tillë zë një vend të konsiderueshëm. Gjirokastra është një zonë me një potencial shumë të madh turistik, por që deri tani nuk ka pasur një strategji turistike dhe ekonomia e zonës nuk ka arritur të përfitojë nga ky sektor kaq i rëndësishëm dhe fitimprurës.
Do të ndërtojmë një paketë turistike të kompletuar, e cila do të ketë si objektiv të vetin mbajtjen në Gjirokastër dhe në rrethinat përreth saj të turistëve për të paktën tri ditë. Ky rezultat do të arrihet me anë të aktivizimit të konceptit të agro-turizmit dhe me anë të ofrimit të një pakete turistike, e cila do të përfshijë të gjitha monumentet që ndodhen në territorin e bashkisë së re, duke filluar nga Kalaja e Kardhiqit deri në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Antigonesë. Do të nxisim turizmin familjar nëpërmjet shtimit të guest-houseve dhe kthimit pjesor të banesave “Monument Kulture” në Qendrën Historike në mini-hotele. Do të nxisim turizmin alternativ, turizmin malor dhe atë natyror. Do të kemi një plan strategjik për promovimin e turizmit. Bashkia do të koordinojë të gjithë aktorët principalë dhe një pjesë të komunitetit për të nxitur ofrimin e shërbimeve të reja. Gjithashtu, do të krijojë një faqe interneti, dedikuar turizmit. Gjirokastra do të ketë një imazh të qartë dhe konkret të turizmit: Menaxhim dhe përgjegjësi e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Gjirokastrës për Kalanë dhe Zonën Muzeale. Ngritja e biletarisë elektronike në Kala, që do të shoqërohet me njehsimin e biletave (dy biletat, një për Kalanë dhe një për Muzeun e Armëve kanë qenë problem i mbartur prej vitesh). Bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës për krijimin e një pakete turistike nga ana e bashkisë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Transporteve do të rikonceptohet e gjithë sinjalistika turistike.

Cilat janë  projektet për përmirësimin e jetës në fshatrat e komunave që i bashkohen bashkise së re të Gjirokastrës ?

Janë disa projekte në fakt, të cilat janë hartuar dhe që synojnë së pari të zbusin ndryshimet sidomos në infrastrukturë mes qytetit të Gjirokastrës dhe këtyre zonave. Integrimi i plotë dhe njehsimi urban është një projekt afatgjatë, që do të vijë gradualisht pas realizimit të projekteve afatshkurta dhe afatmesme. Për të arritur zhvillimin e zonave rurale, së pari do të ndërhyjmë në infrastrukturën rrugore. Nga konstatimet e mia në terren, kam vënë re se janë të shumtë fshatrat që edhe pse ndodhen fare pranë rrugëve kombëtare, kanë segmente të amortizuara dhe ku nuk është ndërhyrë prej vitesh. Kemi rastin e fshatrave Prongji e Çepunë në komunën Cepo, fshatin Hundëkuq në komunën Odrie apo fshati Shtëpëz në komunën Picar. Projektet tona në infrastrukturë në këto zona janë: Krijimi i unazës lidhëse në të gjithë territorin e Bashkisë Gjirokastër. Lidhja e komunave Antigone e Lunxhëri, përmes segmentit Tranoshishtë-Qestorat. Lidhja e komunave Lunxhëri e Odrie përmes segmentit Karjan-Andon Poçi. Ndërhyrja në infrastrukturën rrugore në komunat Picar e sidomos Cepo, ku nuk ka pasur thuajse asnjë investim në pjesën më të madhe të fshatrave. Vendosja në funksion e gjithë sistemit vaditës, që do të shtojë prodhimin e produkteve bujqësore. Realizimi tërësor për çdo cep të territorit i projekteve për ujësjellësit, ndriçimin publik dhe sistemin e pastrimit. Pas infrastrukturës rrugore, këta janë 3 elementët kryesorë që mungojnë dhe që i kam hasur në çdo takim që kam bërë gjatë fushatës elektorale.

Çfarë parashikoni në programin tuaj për bujqësinë?

E përmenda edhe pak më lart, ndërhyrja në infrastrukturë do të jetë prioritare, pasi rruga, komunikimi, lehtësimi i lëvizjeve sjell në vetvete zhvillim. Banorët e të gjitha zonave përreth Gjirokastrës do ta kenë më të lehtë të tregtojnë prodhimet e tyre bujqësore e blektorale. Por sigurisht, këto ndërhyrje do të shoqërohen edhe me zbatimin e të tjera projekteve si, vënia në funksion e sistemeve vaditëse, mbështetja e nismave për ngritjen e linjave përpunuese të produkteve blektorale, të cilat janë të kërkuara dhe të njohura në të gjithë vendin. Mbështetja e linjave përpunuese etj. Këto janë iniciativa që kanë rezultuar të suksesshme për ata fermerë e blektorë që i kanë ndërmarrë, ndaj mendoj se sigurimi i infrastrukturës së duhur, mbështetja me fonde nga fondi i zhvillimit apo Ministria e Bujqësisë janë faktorë që do të ndihmojnë në zhvillimin e zonave rurale.

Zamira Rami gjate fushates elektorale 5

Po për kategoritë sociale si fëmijët, të rinjtë, të moshuarit çfarë mbështetje do të jipni?

Është detyra jonë të ndërhyjmë për të përmirësuar infrastrukturën në shkolla  duke filluar me sigurimin e ngrohjes, shtimin e pajisjeve dhe mjeteve didaktike, ambiente higjieno-sanitare të pastra, etj. Të gjitha hapësirat e lira brenda pallateve do të kthehen në miniparqe dhe minikënde lojërash. Do të ketë investime në pjesën e re të qytetit për krijimin e sa më shumë zonave çlodhëse. Do të vendosen kënde të lojërave për fëmijë në të gjitha ambientet e sipërpërmendura. Edhe shtimi i terreneve sportive do të bëjë që fëmijët dhe te rinjte të kenë një mundësi më shumë për të kaluar kohën dhe orët e lira, por njëkohësisht edhe të merren me sport. Për të moshuarit kemi parashikuar ndërtimin e qendrave ditore çlodhëse. I njoh mirë problemet që ka qyteti dhe fshati, ndaj në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë do të sjellim më shumë investime dhe zhvillim për Gjirokastrën. Unë do drejtoj duke ju shërbyer qytetarëve. Nën kujdesin tim, bashkia do fokusohet që të krijohen më shumë mundësi për rininë, të moshuarit, gratë dhe çdo banor të Gjirokastrës. Me mbështetjen e tyre, së bashku do të ecim në drejtimin e duhur, për më shumë shërbim dhe më shumë punësim. /tesheshi.com/

Related Posts

Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!
Intervista

Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!

16/01/2025
Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!
Intervista

Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!

15/01/2025
Next Post
5 lloje lotësh dhe momentet kur i derdhim ato

5 lloje lotësh dhe momentet kur i derdhim ato

S’ka fund odiseja gjyqësore për Berlusconin, dënohet me 3 vite burg

S’ka fund odiseja gjyqësore për Berlusconin, dënohet me 3 vite burg

Disa këshilla të thjeshta në ushqim, për të pasur një verë të freskët

Disa këshilla të thjeshta në ushqim, për të pasur një verë të freskët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni