Viti i ri 2018 ka mbërritur në Zelandë të Re. Zhurma dhe ndriçimi i fishekzjarreve sinjalizuan sekondat e para të vitit të ri, ndërsa Zelanda e Re dha një shfaqje të vërtetë spektakolare, ashtu si çdo vit, në lartësinë 328 metrave nga maja e kullës “Sky Tower” në Auckland.
Mijëra banorë dhe turistë mbushën rrugët e qytetit për të parë festivalin e dritave, që i dhanë ngjyrë minutave të para të Vitit të Ri mbi portin e qytetit. /tesheshi.com/