Momente të mbushura me tension të madh gjatë provave në Baltimora, Maryland (SHBA) të “Supernatural”, spektakël ku Criss Angel, një prej iluzionistëve më të famshëm në botë, përzgjedh talentet e reja.
27 vjeçari amerikan Spencer Horsman po provonte numrin e tij të arratisë nga një vaskë xhami të mbushur me ujë, kur humbi ndjenjat.
Duke parë mungesën e lëvizjeve prej tij, stafi ndërhyri menjëherë, ku me ndihmën e Criss Angel, thyen xhamin dhe nxorën magjistarin e ri në grahmat e fundit të jetës./tesheshi.com/