“Tirana është si Jeruzalemi, por fjalën këtu e ka paqja”, ishte një ndër frazat e Metës në fjalën e tij përshëndetëse në hapjen e punimeve të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE) në një takim kushtuar dialogut dhe tolerancës ndërfetare, e që mblidhet për herë të parë në Tiranë,
Pasi është shfaqur në pozita të forta anti-droge duke folur në fronti i bujqësisë, kreu i Kuvendit është vënë dhe në mbrojtje të imazhit të vendit sa i përket përfoljeve mbi radikalizmin fetar. Meta tha se “në Shqipëri, myslimani dhe katoliku urojnë dhe festojnë festat e njëri-tjetrit. Shqipëria është vendi i harmonisë fetare”.
Më tej, kryeparmentari zgjodhi të vetëfshikullohet si personazh i botës poltike shqiptare, kur konkludoi se në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por radikalizëm politik.
“Shqipëria nuk ka patur asnjëherë probleme me radikalizmin fetar, por për fat të keq, kemi probleme me radikalizmin politik. Disa politikanë flasin për paqen, por veprojnë me urrejtje. Sfida jonë është ta luftojmë së bashku këtë lloj radikalizmi”, shtoi ai. /tesheshi.com/