Me sa duket, po krijohet dalë-ngadalë një modë e çuditshme në botë, kjo që njerëzit preferojnë të jetojnë të veshur apo nën petkun e kafshëve, e veçanërisht si një qen.
Mes të shumtëve është edhe 32-vjeçari Tom Peters, i cili punon si teknik dritash. “Bëhet fjalë për një mundësi për t’ia mbathur nga jeta normale dhe frenetike për t’u argëtuar në një atmosferë qetësuese”, – thotë ai gjatë një programi televiziv, siç raporton Mirror, ku ka qenë i veshur si qen.
Tom e nisi këtë sjellje të tijën duke veshur vetëm një kollare dhe duke u vendosur në dispozicion të një pronari që donte ta “adoptonte”. Sot ai posedon një kostum qeni dhe sillet saktësisht si një mik besnik me 4 putra. Hobi i tij ka bërë që ai të pësojë ndryshime radikale në jetë, siç është dhe mbyllja e marrëdhënies që kishte me të dashurën. “Raporti ynë nuk mund të shkonte më përpara”, – tregon gruaja, ndërsa shton se ndihet e lumtur që ai sot është mirë me veten e vet. /tesheshi.com/