Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vendimi historik i gjykatës së Palermos: shteti italian bëri marrëveshje me mafian siçiliane

by te Sheshi
20/04/2018
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Vendimi historik i gjykatës së Palermos: shteti italian bëri marrëveshje me mafian siçiliane

Një vendim shumë i rëndësishëm është marrë nga Gjykata e Apelit të Palermos, e cila ka dënuar qeverinë italiane se ka tentuar të bëjë marrëveshje me Cosa Nostra-n e Palermos, pikërisht pas atentateve ndaj Giovani Falcone-s dhe Paolo Borselino-s.

Vendimi konsiderohet “historik”, pasi ka vulosur në një akt ligjor atë që përflitej deri tani: lidhjen e fortë mes shtetit italian dhe mafias siçiliane.

Gjykatësi i Palermos, përveç dënimit të pjesëtarëve të klanit mafioz të Corleones që drejtohej nga Toto Riina, ka dënuar gjeneralin e ROS(Repartit të Operacioneve Speciale të Karabinierëve), Mario Mori, ish-senatorin e Forza Italia-s dhe krahun e djathtë të Silvio Berlusconi-t, Marcelo del Utri dhe disa drejtues të karabinierëve si dhe drejtues lokalë, sipërmarrës dhe pjesëtarë të Cosa Nostra-s.

Sipas vendimit, Cosa Nostra ka pasur dy tentativa dhe negociata me shtetin italian.

I pari ka qenë pas bombave në Capaci dhe Via D’Amelio, pra vrasjes së Falcone-s dhe Borselino-s, në vitin 1992, si dhe pas bombave në Romë e Firence në vitin 1994.

Pas akteve terroriste të egra kundër  prokurorëve dhe gjykatësve më të rëndësishëm të Siçilisë, Toto Riina nisi negociatorë në qeverinë e atëhershme italiane, ku me anë të një peticioni, i ashtuquajturi “Papello” kërkoi zbutjen e ligjit antimafia që i mbyll në burgje të izoluar krerët e krimit të organizuar, ndryshimin e vendimit të të famshmit Maksiproces, (ku Falcone mblodhi të gjithë krerët e Cosa Nostra-s në një sallë dhe i gjykoi së bashku, ku u dënuan të gjithë me burgim të përjetshëm), si dhe ndryshimin e ligjit për të penduarit.

Ajo negociatë çoi në rrëzimin e qeverisë së Giuliano Amato-s dhe ardhjen në krye të qeverisë të Guvernatorit të Bankës së Italisë, Carlo Azeglio Ciampi, i cili nuk lejoi asnjë kompromis dhe marrëveshje me Cosa Nostra-n.

Ciampi, i cili më tej vazhdoi si ministër në qeverinë e parë të Romano Prodit e më pas President, ishte kryeministri që urdhëroi dërgimin në Palermo të një grupi të fshehtë karabinierësh që aritën të arrestojnë Totot Riina-n.

Sipas vendimit të sotëm, tentativa e dytë e negociatave të Mafias me Shtetin ishte në vitin 1994 kur në qeveri kishte ardhur Silvio Berlusconi dhe krahu i djathtë i tij ishte Marcelo Dell’Utri, njeriu i Cosa Nostra-s në financën e lartë të Milanos.

Në krye të Cosa Nostra-s ishte këtë herë Bernardo Provenzano, i cili tentoi të zbusë ligjin për burgun e ashpër.

Në këtë kohë, revista e Londrës Economist publikon një pamflet që e cilëson si letër të hapur të Provenzanos drejtuar Berlusconi-t.

Aleati i Forza Italia-s, Lamberto Dini largohet nga koalicioni me Berlusconin dhe Silvio rrëzohet si kryeministër duke kaluar në opozitë. Deri në vitin 1996 italia u qeveris nga një qeveri teknike e mbështetur nga e majta. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?
Ekonomi

Next Post
3 gabime që këshillohet t’i shmangni në mëngjes

3 gabime që këshillohet t'i shmangni në mëngjes

Kim “shkrin akujt”: do të mbyll programin bërthamor

Zgjedhjet e qershorit, Austria i “mbyll derën” Turqisë për fushatë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni