Zhores Alferov, një fizikan rus dhe fitues i çmimit Nobel, vdiq në moshën 88-vjeçare.
Lajmi i vdekjes së tij u njoftua të shtunën nga Duma e Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit rus, ku Alferov ishte deputet që nga viti 1995. Raportet e lajmeve deklarojnë se ai vdiq nga komplikimet kardiopulmonare.
Alferov mori Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 2000 për përparimin në hulumtimin e gjysmëpërçuesve të përdorur në komunikimin satelitor dhe në telefoninë celulare.
Ai ndau çmimin Nobel me amerikanët Herbert Kroemer dhe Jack Kilby. Alferov ishte nobelman i parë rus pas udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbaçov, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1990.
Në kohën e dhënies së çmimit ai ishte drejtor i Institutit A.F. Ioffe për Fizikë dhe Teknologji në St. Petersburg.
Më vonë ai u bë Kryetar i Komisionit të Nanoteknologjisë të Akademisë Ruse të Shkencave.
Ai ishte anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Komuniste në Duma dhe shërbeu në Komitetin për Integrime Euroaziatike dhe çështjet e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, njoftoi Associated Press. /tesheshi.com/