Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare këngëtari i njohur turk Metin Arolat.
Gjatë një performance në një hotel në Stamboll, Arolat papritmas u rrëzua teksa këndonte. Ndonëse të pranishmit reaguan shpejt dhe i dhanë ndihmën e parë, përfshirë masazh në zemër, fatkeqësisht ai nuk mbijetoi as pas ndërhyrjes urgjente në spital.
Menaxheri i tij, Halil Cıldırım, ka konfirmuar se këngëtari ka vdekur nga një atak në zemër, duke theksuar se çfarë humbje e madhe është për të gjithë ata që e kanë dashur atë.
Arolat do të varroset të hënën më 23 shtator. Pas faljes së xhenazes në xhaminë Teşvikiye në Stamboll, trupi i tij do të transferohet në Izmir, ku do të varroset në varrin familjar.