Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në ditën e lirisë së mediave ka denoncuar situatën e rëndë në median shqiptare ku shumica e televizioneve, gazetave apo mediave online vojojnë ose nuk japin rrogat e gazetarëve.
.
Deklarata e plotë e Unionit të Gazetarëve shqiptarë
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë sot në 3 maj, Ditën Botërore të lirisë së Shtypit proteston dhe denoncon gjendjen e patolerueshme dhe të përkeqësuar të situatës sociale e financiare të qindra gazetarëve të vendit. Janë më tepër se kurrë tronditëse të dhënat që publikon sot organizata jonë për situatën në mediat shqiptare.
Në 23 gazetat e përditshme socio-politike të vendit vetëm në 4 prej tyre respektohen dhënia e pagave korrekte në kohë dhe ato janë Panorama, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com, Shqip. Në 19 gazetat e tjera vonesat janë të përhershme dhe gjithashtu edhe ikjet e gazetarëve nga puna pa përfituar shpërblimet e punës së kryer.
Në 72 televizionet e vendit, të listuar sipas Autoritetit të Medias Audiovizive, vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të pagave dhe detyrimeve financiare ndaj punonjësve, të cilat janë RTVSH, Top Channel, Neës 24, A1 Report, Klan, dhe disa televizione lokale. Ndërsa në 62 prej tyre, vonesat vijojnë nga një gjer në pesë e gjashtë muaj, përfshirë në këtë gjendje edhe televizione kombëtare.
Në 71 radiot, 63 prej tyre janë në riciklim vonesash të pagave në mënyrën më arbitrare të cilat nisin nga një muaj e shkojnë deri në pesë muaj.
Të njëjtën gjendje po ndjek edhe media më e re, ajo on line. Nga 250 ëebe dhe gazeta online të celura përgjatë periudhës 2014 e gjer më sot, në të cilat na rezulton të jenë punësuar mbi 320 gazetarë, vetëm në 50 prej tyre ka një sistem modest pagesash, ndërsa në 200 prej tyre ka një realitet informal të tmerrshëm.
Nisur nga kjo tablo dhe gjendja në përkeqësim që kemi para, ne sot në Ditën Botërore të lirisë së Shtypit kërkojmë:
Se nisur nga vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , i kujtojmë parlamentit dhe Qeverisë së vendit detyrën e pakryer dhe detyrimin kushtetues që kanë në drejtim të lirisë dhe respektimit të saj.
Aktualisht asnjë prej mediave të vendit nuk respekton nënshkrimin dhe implementimin e asnjë kontrate kolektive për gazetarët. Kjo situatë është jashtë kontrollit dhe auditimit ligjor nga institucionet e linjës.
Ne kërkojmë sot publikisht një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Medias, madje duke ftuar edhe përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve të mediave, për ta nxjerrë gjendjen nga ky standart dhe për t’i dhënë më shumë dinjitet medias dhe sidomos gazetarëve shqiptarë”.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, gjithashtu është tërhequr nga marrja pjesë në Bordin e Medias të KQZ-së, pasi e ka cilësuar procesin e organizuar si partiak dhe klientelist.
‘Unioni i Gazetarëve Shqiptarë gjen rastin sot të refuzojë publikisht ftesën që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën organizatës sonë të listuar në një shkresë me Nr. 1795 të datës 23. 02.2015 për propozim emrash për kandidatë në Bordin e Monitorimit të Mediave. Në këtë shkresë renditen mbi 60 organizata gazetarësh që janë regjistruar aktualisht në Shqipëri dhe atributi i tyre është i njëjtë, vetëm për të propozuar nga tri emra kandidatësh, ndërkohë që miratimi i këtij bordi bëhet nga anëtarët e KQZ.
Kjo është një praktikë e paarsyeshme dhe fyese për organizatat me kontribut dhe ndikim në jetën e komunitetit dhe mediave të vendit. Praktikat e gjertanishme kanë rezultuar me shpërfillje të propozimeve të organizatës sonë dhe në këto kushte ne refuzojmë propozimin dhe apelojmë për shpërfillje të këtij Bordi i cili tradicionalisht zgjidhet sipas preferencave partiake e politike të anëtarëve të KQZ. Ka qenë kjo arsyeja që në shumicën e rasteve si anëtarët të këtij bordi, janë preferuar ata që vijnë prej shtypit partiak dhe të politizuar, theksohet në deklaratë’.
/tesheshi.com/