Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me qeverinë e re të prezantuar nga Edi Rama, duke u fokusuar në sektorin e shëndetësisë.
Sipas tij, rilindja ka goditur si kurrë më parë me këtë qeveri, sistemin shëndetësor. Deputeti i PD-së i bën thirrje qytetarëve që të ruhen pasi shëndetësia në qeverinë e re nuk është prioritet.
“Qytetarë ruani vetë shëndetin tuaj, shëndetësia nuk është prioritet, ajo po zhduket edhe si nocion qeverisës!
E publikova dje që për Rilindjen socialiste Shqipëria nuk ka e nuk ka pse të ketë shëndetësi!
Mbas dështimit të “shëndetësisë falas”, ky sistem futet në ca labirinthe qeveritare, ku është i destinuar të “tretet” tërrësisht.
Përbërja e Qeverisë “Rama2”, ku Ministrisë së Shëndetësisë që dështoi, i bashkengjitet edhe një tjetër mega sektor po i kaq i dështuar, ai i çështjeve sociale, e konfirmon këtë.
Një model ky krejt i rrallë i përdorshëm vetëm në vende shumë të zhvilluara me strukturë shtetërore shume larg tonës, ose në vendet të Afrikës Qendrore ku nuk ka shërbim shëndetësor!”, shkruan Shehu. /tesheshi.com/