Dalja e Greqisë nga eurozona është shndërruar në një mundësi reale ndërsa liderët e BAshkimit Europian përgatiten për një vendim final në samitin e së dielës. Bankat greke janë të mbyllura dhe pothuajse pa likuiditet. Ndërsa kryeministrit Aleksis Cipras I është dhënë një ultimatum për të dalë me propozime për reforma në këmbim të parave, pasi më shumë se 60 për qind e grekëve votuan për të refuzuar planin e ndihmës nga eurozona.
Atëherë cili është hapi i radhës. Do mundet Greqia të bindë partnerët e saj që duhet të qëndrojë në eurozonë apo do të dalë nga zona e monedhës së përbashkët, një mundësi kjo e njohur tashmë si skenari Grexit?
Kjo e fundit shihet nga shumë si skenari që ka më shumë gjasa të ndodhë, pasi edhe liderët më të lartë europianë duken se i ka kapur ndjesia e dorëzimit.
Edhe pse Aleksis Cipras ishte i vendosur se Jo-ja greke në referendumin për reformat e kërkuara nga eurozona nuk ishte një mandate shkëputjeje nga Europa, disa liderë europianë kishin paralajmëruar që më parë, se kjo ishte domethënia.
Greqia tashmë ka mbledhur së bashku në një plan reforma që prekin taksat dhe pensionet si pjesë e një kërkese të saj për paketë të tretë ndihme. Kjo duhet miratuar nga kreditorët dhe ministrat e Financave të eurozonës, sikundër edhe nga liderët në takimin e së dielës.
Të gjitha paketat e mëparshme të reformave të propozuara nga qeveria e krahut të majtë të Syriza-s janë refuzuar dhe kështu optimizmi është i paktë. Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar se madje është përgatitur edhe një skenar i detajuar për daljen e Greqisë nga euro.
Dështimi për marrëveshje të dielën do të thotë realisht Grexit për Greqinë.
Një mundësi është që bankat të happen të hënën me një monedhë paralele, përpara ringjalljes së ish-monedhës vendase, dhrahmisë.
Një tjetër mundësi është vendosja e Greqisë në një tip karantine të eurozonës, ku ajo mund të përdorë euron port ë mos jetë pjesë e eurozonës. Në fund të fundit, edhe Kosova dhe Mali i Zi përdorin euron si monedhë pa qenë pjesë e eurozonës.
Greqia mund te mbajë një monedhë paralele, ndërsa euro të përdoret për transaksionet dhe pagesat qeveritare.
Dhe skenari i tretë do të ishte ai që liderët e BE të arrijnë marrëveshje dhe të shmangin kolapsin e bankave në Greqi.
A mundet Aleksis Cipras të arrijë një marrëveshje me kreditorët e Greqisë? Pasi që kjo të ndodhë, partnerët e eurozonës duhet të pranojnë propozimet e vakëta greke, që përfshijnë edhe një hua trevjecare nga Mekanizmi Europian i Stabilitetit. /tesheshi/
Pergatiti Juli Prifti