Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

    Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

    Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

    Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

    Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

    Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

E PËRDITËSUAR/ Gjykata e Lozanës jep drejtësi: Shqipëria merr tre pikët për ndeshjen me Serbinë

Nga te Sheshi
10/07/2015
në Kryesore, Sport
Reading Time: 3 mins read
A A
E PËRDITËSUAR/ Gjykata e Lozanës jep drejtësi: Shqipëria merr tre pikët për ndeshjen me Serbinë

Lajm i mirë nga Lozana. Gjykata e Abitrazhit Sportiv i ka dhënë Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen me Serbinë që u zhvillua vitin e shkuar në Beograd. Shqiptarët kane pritur gjatë për këtë vendim të merituar, që nga ndeshja e 14 Tetorit të vitit të kaluar.

Cas publikoi në orët e para të kësaj të premte vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë e duke rrëzuar njëkohsisht vendimet e mëparshme të Komisionit të Disiplinës dhe atij të Apelit të Uefa-s, që I kishin dhënë fitoren kombëtares serbe. Një fitore në tavolinë që pothuajse i jep sigurinë e vendit në play-off kombëtares shqiptare por e vendos tashmë në garë dhe për për vendin e dytë apo dhe atë të parë, që të kualifikon direkt për në fazën e finale të Euro 2016. Prej më shumë se 8 muajsh, Shqipëria qëndronte në dyert e gjykatave sportive, por vendimi I Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është më në fund drejtësia e munguar, e cila vonoi por nuk harroi. Shqipëria mori në Lozanë, atë që meritonte të merret që më 14 tetor në Beograd, ku dhuna dhe koret raciste të tifozerisë serbe kishin bërë të pamundur zhvillimin e një ndeshje, e cila duhej të ishte thjesht një sfidë futbolli.

Kryeministri Edi Rama e përshëndeti këtë vendim me anë të një postimi në Twitter: “Supeeeer! Ja ç’ domethënë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd!!!

Tashmë, situata e pikëve në grup e favorizon vendin tonë duke e pozicionuar me 2 pikë pas Danimarkës dhe me shumë gjasa premton një kualifikim. Serbia zbret poshtë duke pasur situatën më të vështirë të mundshme në grup.

Vendimi është pritur gjatë nga shqiptarët, të cilët jo vetëm ranë pre e dhunës në stadium, por edhe u penalizuan  me pikë.

Rrjetet sociale kanë nisur festën për vendimin e dhënë për Kombëtaren nga Arbitrazhi. Në komente mbizotëron ndjesia se Shqipëria më në fund ka marrë Drejtësinë e munguar. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla shkruan : “Nga mbrëmja e 15 tetorit pa rënë në mllef, urrejtje, dëshpërim, por pa heshtur e duke besuar fort në drejtësi e FairPlay! “.

Kreu i Opozitës, Lulzim Basha shkruan në Facebook: “Fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë. Përpara shqipe!”. “Një fitore për t’u përshëndetur, triumf i Drejtësisë ndërkombëtare!”, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook. Presidenti Nishani uron Kombëtaren shqiptare. “Përpara”, shkruan ai.

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhani de Biasi përshëndeti vendimin, duke thënë se është ai që duhej.

“Drejtësia u vu në vend dhe shpresojmë që ndeshjet që na kanë mbetur t’i luajmë me optimizëm të madh. Por duhet të luajmë ndeshjen me Danimarkën, me shpirtin e duhur dhe me këmbët në tokë. Nëse duam të shkojmë direkt në Francë, duhet të bëjmë mirë në ndeshjet e mbetura. Kishim kohë që e prisnim këtë vendim, Nuk mund të them se do të festojmë sot, jam shumë i lumtur sigurisht, sepse kur drejtësia triumfon, të gjithë jemi të lumtur”, tha de Biasi.

Ndërsa në një dalje për mediat, kreu i FSHF-së, Armand Duka e cilësoi vendimin historik, duke theksuar se skuadra shqiptare nuk gjendet fajtore por fajesohet mënyra e organizimit të ndeshjes. Ai tha se futbolli ka fituar me këtë vendim.

Në lidhje me marrjen e 3 pikëve dhe renditjen e skuadrës, Duka tha se duhet bërë më e mira në katër ndeshjet e mbetura. “Mund t’i fitojmë të katërta, por edhe mund t’i humbim”, tha ai, duke shtuar se beson se është hedhur një hap i sigurtë.

Më shumë se tre pikët, tha Duka, fitorja më e madhe është ajo e Drejtësisë në futboll.

“Skuadra shqiptare nuk është fajtore e kjo është fitorja më e madhe”, pohoi edhe përfaqësuesi juridik i FSHF-së.

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?
Ekonomi

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

31/01/2023
Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne
Afrika

Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

31/01/2023
Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!
Kosova

Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

31/01/2023
Lajme të tjera
Kujdes çfarë bëni pasi, ka edhe kështu: tre fëmijë dënohen në burgun e të vegjëlve, ja pse

Kujdes çfarë bëni pasi, ka edhe kështu: tre fëmijë dënohen në burgun e të vegjëlve, ja pse

Tahiri përcakton tolerancën fetare si element kyç kundër radikalizmit

Tahiri përcakton tolerancën fetare si element kyç kundër radikalizmit

Kuvendi  i Kosovës miraton 49 milionë euro shkurtime ne buxhet

Kuvendi i Kosovës miraton 49 milionë euro shkurtime ne buxhet

TË FUNDIT

Dita Botërore e jo duhanit: lexojeni dhe s’do e ndizni atë dreq cigareje

Dita Botërore e jo duhanit: lexojeni dhe s’do e ndizni atë dreq cigareje

4 orë Më parë
Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

6 orë Më parë
Politika dëgjon denoncuesit e turpeve në Shqipëri

Politika dëgjon denoncuesit e turpeve në Shqipëri

10 orë Më parë
Çfarë i ka ndodhur Neuer-it?

Çfarë i ka ndodhur Neuer-it?

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

31/01/2023
Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

31/01/2023
Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

31/01/2023
“Tradhtia e Berlinit”: pse Amerika ushtron presion mbi aleatin e saj Gjermaninë?

“Tradhtia e Berlinit”: pse Amerika ushtron presion mbi aleatin e saj Gjermaninë?

31/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist