Për të parë se si ndikon gjumi në tru, disa studiues nga University of Bristol monitoruan stjuardesat e një linje ajrore.
Në studim u përfshinë 42 asistente të ekuipazhit të fluturimit, me një moshë mesatare 32 vjeç. Gjysma e vullnetareve bënin më pak se pesë ditë pushim mes fluturimeve me orë të gjata, ndërsa të tjerat bënin 14 ditë pushim. Studiuesit përdorën skanerin për të matur madhësinë e lobit temporal të trurit të tyre dhe zbuluan se kjo pjesë e trurit, e cila është shumë e rëndësishme për kujtesën, ishte tkurrur tek stjuardesat që bënin më pak pushim mes fluturimeve, ndërsa tek grupi tjetër jo.
Testimet e mëvonshme treguan se grupi i parë, truri i të cilave ishte tkurrur, kishin probleme me kujtesën dhe niveli i kortizolit (hormoni që shkakton stresin) ishte më i lartë.
Njerëzit flenë mesatarisht 7 orë në natë, krahasuar me 9 orë që flinin para një dekade. Shumë shkencëtarë mendojnë se mungesa e gjumit shkakton sëmundje të ndryshme, duke filluar nga dhimbjet e lehta deri tek probleme me zemrën.
Nëse flini më pak se 8 orë gjumë në natë, niveli juaj i inteligjencës do të jetë më i ulët ditën tjetër. Përveç kësaj, rritet edhe rreziku për t’u prekur nga diabeti, ulçera etj./tesheshi.com/