Arkivat Shqiptare kujtojnë faktin se në 2 tetorin e 36 viteve më parë u hodhën në letër, themelet e Piramidës së famshme në zemër të Tiranës, pra ish-muzeu i Enver Hoxhës.
“Si sot 36 vjet më parë, më 2 tetor 1985, menjëherë pas vekjes së diktatorit Enver Hoxha, Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë mori vendimin për ngritjen e muzeut ‘Enver Hoxha’. Për këtë u ngrit një komision me specialistë të fushave të ndryshme.
Ky vendim filloi të zbatohej shpejt në praktikë ku u pasua nga disa akte të tjera për vendosjen e busteve, shtatoreve të diktatorit apo emërtimit të shumë institucioneve, kooperativave, rrugëve, uzinave me emrin e tij.
Propaganda monumentale, filloi të zbatohej shumë pas vitit 1985 duke lidhur pjesën më të madhe të veprave publike me emrin e diktatorit Hoxha, çka i shkonte për shtat pushtetit, ku kulti i individit vazhdonte të ishte një praktikë e pandalshme”, shkruan Arkiva. /tesheshi.com/