Aurelio Pereira, i cili punoi si skaut për klubin portugez Sporting Lisbonës dhe zbuloi talente si Cristiano Ronaldo dhe Luis Figo, vdiq të martën në moshën 77-vjeçare.
Në vitin 1988, Pereira krijoi Departamentin e Rekrutimit dhe Stërvitjes në Sporting dhe ishte shkak për zhvillimin e disa prej lojtarëve më të mirë të Portugalisë.
“Një nga simbolet më të mëdha të trajnerit botëror na ka lënë, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë”, ka thënë Ronaldo në rrjetet sociale.
“Nuk do të pushoj kurrë të jem mirënjohës për gjithçka që bëri për mua dhe për shumë lojtarë të tjerë. Deri në përjetësi zoti Aurelio, faleminderit për gjithçka. Pusho në paqe”.
Pereira zbuloi gjithashtu Paulo Futre, Nani dhe Ricardo Quaresma, ndaj dhe skuadra fituese e Portugalisë në EURO 2016 përmbante deri në 10 lojtarë që ai zbuloi.
“Vdekja e Aurelio Pereira përfaqëson një humbje të pariparueshme për futbollin portugez”, tha Federata Portugeze e Futbollit në një deklaratë.
“Për historinë, përveç trashëgimisë së madhe të ndërtuar nga një njeri që zbuloi disa nga lojtarët më të mirë në historinë tonë, ai ishte dhe një person i sjellshëm”.
Në vitin 2012, Sporting e emëroi fushën kryesore të akademisë së tyre me emrin “Pereira”, i cili e filloi karrierën e tij si lojtar në Sporting dhe më vonë iu bashkua Benfica-s ku ishte edhe trajner. /tesheshi.com/