Po konsiderohe hero 33-vjeçari Arian Sala, i riu i cili mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek Casa Italia. Trupi i tij i pajetë u nxorr dje ën mbrëmje, pas shumë orë kërkimesh. Xhaxhai i tij tha se nipi i ndjerë kishte shpëtuar afro 20 jetë me aktin e tij.
Arian Sala ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.
Një zjarr përfshiu një magazinë tek Casa Italia, të mërkurën, rreth orës 15.00. Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuar të gjitha forcat zjarrfikëse të Bashkisë së Tiranës, nga Kamza, të Ushtrisë si edhe operacionet e kërkim shpëtimit të minierave. /tesheshi.com/