Imagjinoni një mjet në gjendje që të dallojë nevojat e bimës për pleh dhe ujitje në çdo moment dhe në çdo vend. Tashmë kjo është e mundur falë shpikjes revolucionare të Adam Wolf dhe Fred Bould, njëri agronom dhe tjetri dizenjues. Shpikja quhet Pulsepold dhe ka formën e një disku si nëpër filma vizatimorë dhe në momentin e parë që vihet në tokë analizon domosdoshmëritë e bimës si lagështia e baltës, nevoja për ujë, ekspozimi ndaj dritës së diellit, shirat e mundshëm si dhe mban nënkontroll ngjyrën e frutit duke monitoruar fazat e pjekjes. /tesheshi.com/