Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shkupi, keqardhje në vend të kërkimfaljes ndaj presidentes Osmani

by te Sheshi
05/08/2024
in Ballkani, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Shkupi, keqardhje në vend të kërkimfaljes ndaj presidentes Osmani
39
SHARES

Në një takim me kryeministrin Albin Kurti në Shkup, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski tha se i vjen keq për incidentin me presidenten Osmani në aeroport.

Madje si shenjë keqardhjeje, Mickoski tha se herën tjetër kur Osmani të përdorë Aeroportin e Shkupit për udhëtime, ai personalisht do ta shoqërojë “deri në momentin kur të largohet”.

Më herët, Presidenca e Kosovës akuzoi autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se, gjatë 1 gushtit, presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit, gjë që ka çuar në një incident të rëndë diplomatik.

Incidenti ndodhi para udhëtimit të planifikuar të Osmanit drejt Sllovenisë, ndërsa Presidenca e Kosovës nuk ka bërë të ditur nëse qëllimi i udhëtimit të saj ka qenë zyrtar apo i natyrës private.

Presidenca kosovare ka thënë se përkundër se i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, sigurimi “ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”.

Ky institucion po ashtu ka thënë se ndodhitë e 1 gushtit nuk mund të vlerësohen ndryshe, veçse “një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”.

Kurti tha se takimi me homologun maqedonas, ishte “i hapur, i sinqertë dhe serioz”.

Vizita e tij në Shkup, së bashku me një delegacion ministrash, vjen në kohën e një acarimi raportesh për shkak të incidentit në fjalë në aeroportin e Shkupit.

Kurti tha se se gjatë takimit, autoritetet maqedonase shprehën sërish keqardhje për ngjarjen ku u përfshi Osmani.

“Ka qenë përvojë dhe përjetim i rëndë i presidentes Osmani më 1 gusht, aq më tepër që ishte me dy vajzat e vogla”, tha Kurti.

Ai tha se po pret një raport, pas hetimit zyrtar, që do të zbardhë të gjithë atë që ka ndodhur.

“Do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi, edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten më kurrë situata të tilla“, tha ai.

Kryeminsitri kosovar u pyet nëse Kosova mban qëndrimin se kjo ngjarje ishte provokim, duke u përgjigjur se nuk e di që institucionet të kenë pasur një qëndrim të tillë dhe se këtë mund ta ketë thënë ndonjë “qytetar”, por jo edhe institucionet e Kosovës, duke theksuar se Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës përmes njoftimeve, ka shprehur qëndrimin e Qeverisë.

Gjatë konferencës për media në Shkup, Kurti tha se është optimist se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.

“Besoj që duhet ta synojmë të vërtetën dhe kurrsesi tensionimin. Pra, le të zbardhet rasti, janë organet përkatëse që e bëjnë këtë gjë.

Kryeministri Mickoski dhe unë nuk mund ta bëjmë tash edhe zyrtarin doganor, edhe policin hetues, edhe Inspektoratin e Policisë, edhe atë që mbikëqyrë sigurimin e Aeroportit e kështu me radhë.

Siç u tha në takimin që ishim, po bëhemi ngadalë por sigurt ekspert të shumë detajeve teknike, por unë besoj që sa i përket thelbit të gjësë tashmë jemi përgjigjur dhe masat po ndërmerren”, theksoi Kurti.

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti tha se në takimet në kryeqendrën maqedonase është biseduar edhe për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendeve, por edhe për rastin e ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani.

Ai u arrestua nga autoritetet maqedonase më 17 korrik, nën dyshime për krime lufte, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia. Më pas, ai ka kaluar në burgim shtëpiak, teksa Serbia po kërkon ekstradimin e tij.

Kurti tha se për këtë rast, por edhe për dy persona – të dënuar me burgim të përjetshëm për rastin Monstra në Maqedoninë e Veriut – që besohet se gjenden në Kosovë, do të ndiqen procedurat ligjore dhe dy Ministritë e Drejtësisë do të jenë në kontakt të vazhdueshëm.

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Sociale & Shoqëri

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Bilanci i zi izraelit që nga tetori

Bilanci i zi izraelit që nga tetori

Ku është zëri i Franceskut për turpet e Parisit?!

Ku është zëri i Franceskut për turpet e Parisit?!

Si Izraeli e ka marrë peng Perëndimin

Si Izraeli e ka marrë peng Perëndimin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni