Ministria e Rendit njoftin së pasditen e sotme, në Rinas janë kthyer 58 shtetas nga Gjermania, pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen. Kjo thënë zyrtarisht, pasi është fjala për shtetas që kanë dashur të qëndrojnë në atë shtet për të kërkuar azil. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë shtetasit e kthyer janë penalizuar për 5 vjet që mos udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen. /tesheshi.com/