Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjinari, fshati turistik, peng i një rruge – ju rrëfejmë legjendën e pemës 700-vjeçare

by te Sheshi
22/04/2015
in Intervista, Të tjera
Reading Time: 6 mins read
A A
Gjinari, fshati  turistik, peng i një rruge – ju rrëfejmë legjendën e pemës 700-vjeçare
106
SHARES

 

 

Nga Entela Canaj

pylli i Gjinarit

Vetëm dy orë larg nga Tirana, ndodhet Gjinari, fshati përrallor i Elbasanit, që po kthehet në një nga destinacionet turistike më të preferuara kohëve të fundit.  Një pyll i dendur me pisha që formon një kurorë  mbreslënëse dimër e verë rrethon fshatin malor, që si kudo në Shqipëri është braktisur nga banorët e të rinjtë që kanë emigruar për një jetë më të mirë.  Fshati është i vizitueshëm në çdo stinë; në dimër mbizotëron bardhësia e borës, ndërsa në pranverë gjelbërimi i pishave dhe cicërimat e zogjve, të bëjnë të ndihesh si në parajsë. Ajri i pastër, produktet bio, mikëpritja e banorëve janë një arsye më shumë për ta vizituar Gjinarin.

Turistët

E megjithëse infrastruktura nuk është në standardet e duhura, vizitorët nuk mungojnë. Çdo fundjavë ato pak lokale e restorante që janë ngritur deri më tani në fshat, i gjen të mbushura plot me vizitorë, kryesisht nga Tirana, por nuk mungojnë edhe turistë të huaj. Banorët tregojnë se kohët e fundit kanë ardhur shumë turistë gjermanë në fshat. Madje, ka pasur vizita edhe nga qeveritarët.

Tre Bujtinat

Pak javë më parë ka qenë kryeministri Rama, i cili siç tregojnë banorët mbeti i mrekulluar nga bukuria e zones, dhe nuk iku pa provuar rakinë  e thanes. Në një nga fotot e postuara prej tij në facebook-ut ai i krahasoi “Tre bujtinat’, në Gjinar me ndërtesat vjeneze (Vjenë).

Jetesa e banorëve

Vetë banorët e Gjinarit, të vetëdijshëm për vlerat turistike që ka fshati i tyre, nuk kanë mundësi ekonomike për të investuar në turizëm, megjithëse në të ardhmen shtëpitë e tyre të vjetra kanë në plan ti kthejnë në bujtina për turistët. Shumë nga shtëpitë e fshatit  janë shkatërruar, kush ka mundur, i ka ndërtuar nga e para, ndërsa të tjerë janë larguar në emigrim apo kanë zbritur në zonat urbane. Të pakta janë familjet që nuk e kanë braktisur Gjinarin,  ata jetojnë të qetë në përditshmërinë e tyre, me fermat dhe serat që kanë mbjellë. Ndërsa karakteristikë e gatimeve të grave të zonës janë reçelrat dhe likotë e shumëllojshme me manaferra, luleshtrydhe, kumbulla, qershi e lloj-lloj frutash të tjerë.

pisha flamur ne Gjinar

Banorët janë të dashur e mikrpritës, të gatshëm për të ndihmuar për çdo pyetje që kanë të ardhurit. ‘Mirë se keni ardhur! U shtofshi si bletët në Maj, uron gjysh Nosi, kur takon çifte të reja. Për dy të rinj të sapomartuar, është urimi më i bukur dhe më i veçantë, që mund të marrin. Familja e Vangjel Qoses është një ndër të paktat që nuk e kanë braktisur Gjinarin. Ai vetë punon në emigracion për të siguruar të ardhura për familjen, por kthehet shpesh në fshat për t`i parë fëmijët, bashkshorten dhe prindërit, madje edhe në ato pak ditë vizite nuk përton për të punuar kopshtin e për tu kujdesur për punët e tjera. Ka ngritur edhe një serë të vogël me domate pranë shtëpisë, për të cilat kujdeset sa është aty, ndërsa kur kthehet në Greqi, me serën merret bashkoshortja Lola dhe nënë Urania.

Infrastruktura

Rruga per ne Gjinar

Pavarësisht mundësive për të bërë turizëm, zona nuk është shumë  e zhvilluar, ka pak lokale dhe hotele pritëse. Mungesa e investimeve dhe promovimit, e ka lënë paksa në hije këtë fshat. Por më problematike dhe më e domosdoshme mbetet rruga që të çon në Gjinar. Për shkak të rrëshqitjes së dherave, pak muaj më parë, rruga ka pësuar një devijim, që është i pa asfaltuar, ku balta dhe pluhuri mbulojnë jo vetëm makinat por edhe njerëzit që kalojnë aty.

gurore

 

Banorët kërkojnë nga pushteti vendor,  vënien në funksion të rrugës së vjetër, pasi ajo lidh edhe fshtarat me njëri-tjetrin. Ata tregojnë se mungesa e rrugës jo vetëm që ka larguar vizitorët nga Gjinari por ka ndarë edhe fshatrat e njerëzit mes tyre. Por si në çdo cep të Shqipërisë edhe këtu në fshat nuk mungon ndotja dhe shkatërrimi i natyrës përmes guroreve të hapura në çdo cep, dhe abuzimit që ato bëjnë duke gërmuar malin me tepër se sa leja që kanë marrë nga Ministria.

Legjenda e ‘Dushkut të Lleshanit, pema 700-vjeçare, monument natyre

pema e Dushkut

Qëllon rrallë që një pemë  të shpallet monument natyre, por kështu ka ndodhur me pemën 700 vjeçare të njohur si  ‘Dushku i Lleshanit’. Kjo pemë gjigande, shekullore ndodhet në Lleshan, një tjetër fshat i Elbasanit, pak para se të mbërrish në Gjinar. Është shpallur monument natyre për shkak se ka një histori tepër të veçantë. ‘Shumë kohë më parë, tregon, gjysh Nosi Qosja -një çift udhëtarësh me një fëmijë të vogël 3-vjeçar, të nisur nga fshati i Zavalinës duke shkuar për në Elbasan, të lodhur nga rruga e gjatë që kishin bërë, vendosën të uleshin diku e të pushonin për pak çaste. Ndaj qëndruan poshtë hijes së një dushku. Por në një moment, fëmija i vogël, duke luajtur, pa dashur gëlltiti një lëndë (farë) dushku. Fara i mbeti në fyt dhe nuk mundi ta kapërdinte, ndaj dhe nisi të bërtasë. Prindërit të shqetësuar u munduan ta ndihmonin fëmijën e tyre, por me kot, djali i vogël u mbyt dhe humbi jetën. Tepër të dëshpëruar nga kjo fatkeqsi që u ndodhi, prindërit vendosën ta varrosin fëmijën pikërisht aty, poshtë hijës së pemës. Madje ata e morën aq shumë inat pemën, sa e prenë dushkun që iu mbyti djalin. Sipër varrit ata vendosën një pllakë guri që tregonte se aty prehej një djalë 3-vjeçar.  Nuk kishte kaluar shumë kohë kur mbi këtë varr, nisi të lulëzonte një filiz i ri dushku, që më pas u rrit dalngadalë në përmasat gjigande që shihni sot. Ishte pikërisht fara që kishte gëlltitur djali i vogël, i cili tashmë  ‘’merrte jetë’ përmes këtij dushku që sot i ka mbushur 700 vjet.” Madje gjysh Nosi na rrëfen edhe një tjetër sekret në lidhje me pemën. Ai thotë se shumë njerëz kanë tentuar ta presin pemën ndër vite, por e çuditshme është se të gjithëve atyre që kanë tentuar iu është thyer sëpata. Askush më pas nuk ka guxuar ta dëmtojë pemën, që sot ruhet nga vetë shteti për vjetërsinë dhe vlerat që ka.

Edhe Shpëtim Çullhaj, inxhinier pyjesh, thotë se kushdo që e sheh  këtë pemë për herë të parë është mahnitur prej gjigandizmit të saj, dhe historisë që mbart. Ai shton se historia e ‘djalit dhe dushkut’, është trashëguar brez pas brezi në këtë fshat, dhe banorët edhe sot e kësaj dite e mbrojnë me fanatizëm këtë pemë, duke e hyjnizuar në të shenjtë.

Pema e Dushkut 700 vjecar ne fshatin Lleshan ne Elbasan

 “Pema njihet si “Dushku i Lleshanit’ dhe është shpallur monument natyre. Kushdo që i kalon përbri mahnitet prej pamjes dhe përmasave të dushkut sepse bëhet fjalë për një dru shumëshekullor, që në regjistrin e “ksilotekës” apo e njohur ndryshe si “bibloteka e pyjeve”, i lexohet mosha mbi 700 vjeçare, me  diametër mbi 3 metër dhe lartësi mbi 25 metër. Por shpalljen si monument natyre drurit ia jep edhe kurora madhështore me një hapje diametrike mbi 30m,ku në hijen e saj pa frikë mund të shtrohet gostia e një dasme për dhjetra e dhjetra të ftuar. Të gjithë që kalojnë përmes kësaj rruge, ndalen të shohin dhe të fotografojnë pemën e rrallë, dhe e marrin si kujtim me vete,’ thotë inxhinier Shpëtimi.

Gjinari mbetet një ndër të shumtët zona turistike të Shqipërisë, ku për shkak të rrugëve të prishura po humbet vlerat. Banorët shpresojnë që pas zgjedhjeve vendore, kryebashkiaku i ri të mund të përfundojë rrugën, ndërsa për kthimin e Gjinarit në një zonë turistike gjithëvjetore, duket se ka rrugë të gjatë përpara…

/tesheshi.com/

 

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Shkencë & Jetë

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Të tjera

Free Blackjack No Download And Install: The Ultimate Guide

28/06/2025
Next Post

Nga Shpend KURSANI: Përqeshja e institucionit të protestës - nga kush?

FORUM/ A i duhet Kosovës një parti e re si alternativë serioze qeverisëse? – flasin analistët

FORUM/ A i duhet Kosovës një parti e re si alternativë serioze qeverisëse? – flasin analistët

REDAKSIONALE/ A është eksodi tritoli (çuditërisht) i munguar i kësaj periudhe?!

REDAKSIONALE/ A është eksodi tritoli (çuditërisht) i munguar i kësaj periudhe?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.