Një ndërtesë u shemb në Korenë e Jugut: Nëntë njerëz u vranë dhe tetë u plagosën
Një ndërtesë pesë-katëshe që ishte në proces prishjeje papritmas ra mbi një autobus me 17 persona. Tetë persona u plagosën rëndë dhe nëntë u vranë.
Ndodhi kjo në qytetin e Koresë së Jugut Gwangju, 270 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Seul.
Pamjet e tmerrshme tregojnë një autobus me 17 pasagjerë të groposur në rrënoja dhe të mbështjellë me një re të trashë pluhuri.
Shërbimet e urgjencës u dërguan menjëherë në vendin e aksidentit. Tetë persona u shpëtuan nga autobusi, të gjithë u plagosën rëndë dhe më pas u zbuluan nëntë trupa, tha Agjencia Kombëtare e Zjarrit në një deklaratë.
Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se shërbimet e urgjencës ishin ende në kërkim të njerëzve të tjerë që mund të ishin bllokuar nën rrënoja. /tesheshi.com/
https://youtu.be/j_fMqmGuwzU