Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një ngjarje në kufi: ç’thotë ekspertiza për rastin e shefit të anti-drogës së Ulqinit

Ekspertiza ka konfirmuar se ish-shefi i antidrogës në Malin e Zi, zhdukur javë më parë, pikërisht Rudolf Elezoviç, është varë me një plumb në kokë para 10 ditësh.

Por mediat malazeze thonë policia nuk ka gjetur armën me të cilën është vrarë apo gëzhojën. Pranë trupit nuk është gjetur asnjë provë në ndihmë të grupit hetimor.

Hetuesit dyshojnë se oficeri i antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit është ekzekutuar në një vend tjetër dhe më pas është çuar buzë lumit Buna. Fillimisht u dyshuar se Elezoviç ishte vetëvrarë, por pas hetimeve dhe kqyrjes së plagës, u arrit në konkluzionin se ai ishte ekzekutuar.

Anëtarët e policisë kufitare gjetën trupin e pajetë të oficerit të policisë në lumin Buna, zhdukja e të cilit u raportua më 27 maj. Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij, pasi ai humbi gjurmët mes kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna, ndërsa ka dyshime se ka bashkëpunuar më trafikantët për lejimin e kalimit të sasive të mëdha të drogës.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviç, ndërsa ka mbajtur edhe poste të larta në sektorin e Policisë Kufitare. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts