Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Daniela J.Lamas*: Pse pacientët e kanë humbur besimin tek mjekët?

Sëmundja e një raporti ndërnjerëzor dhe si duhet shëruar

by te Sheshi
25/04/2024
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Daniela J.Lamas*: Pse pacientët e kanë humbur besimin tek mjekët?

Ishte mëngjesi i disa ditëve më parë. Sapo shkova në punë, gjeta në korridor një ekip mjekësh të mbledhur para dhomës së një pacienti. Ky i fundit po luftonte me vdekjen. Merrte frymë shumë shpejt dhe cekët. Për ditë të tëra ishim përpjekur ta kapërcenim kufirin midis trajtimit të dhimbjes së shkaktuar nga kanceri në zgjerim të shpejtë, dhe zgjatjes së jetës.

Gjatë natës situata ishte përkeqësuar. Përballë pashmangshmërisë së vdekjes së tij të afërt, familja e tij kishte bërë një plan paraprak, dhe unë duhej të sigurohesha që gruaja e tij të kuptonte se çfarë pritej të ndodhte. I shpjegova se po ta fusnim në intubim, siç kishte kërkuar ajo atë natë, burri i saj do të qetësohej.

Dhe kur të mbërrinte në Boston pjesa tjetër e familjes, ne do ta nxirrnim nga intubimi dhe ai

do të vdiste brenda disa minutash. Por ne nuk do të ishim në gjendje ta zgjonim, sepse nëse e bënim këtë, vetëm sa do t’i shkaktonim vuajtje të tjera. Pasi dëgjoi këtë, gruaja e tij u zemërua.

E pse nuk do të mund të zgjohej? I shpjegova me qetësi se kanceri kishte përparuar aq shumë në trup, sa që po ta zgjonim do të përjetonte ndjesinë e mbytjes. Më shihte ngultazi në sy teksa më dëgjonte. Një mjeke që nuk e kishte takuar kurrë më parë, dhe që po i thoshte diçka që nuk donte ta dëgjonte.

“E pse duhet t’ju besoj?”, më pyeti pasi mbarova shpjegimin. Më pas, toni i zërit të saj u bë më i vrazhdë: “Nuk mendoj se duhet t’ju besoj”. Në ato momente dhoma ishte në qetësi. Gruaja e pacientit tim hapi çantën e saj për të marrë një shami. Unë ula kokën dhe pashë këmbët e mia.

Tek e fundit, pse duhet të më besonte? Unë nuk kisha arritur ende të vishja uniformën e punës, dhe po pyesja veten nëse ajo do të më kishte besuar pa asnjë diskutim, po të isha paraqitur në një mënyrë më profesionale, nëse do të isha më e madhe në moshë apo nëse do të isha një burrë.

Ndoshta gjërat mund të shkonin ndryshe, por në atë moment po ndikonin shumë më tepër gjëra. Nuk bëhej fjalë vetëm për një mjek dhe për një anëtar të familjes, por për një publik, për të cilin sistemi mjekësor nuk është më një institucion që i besueshëm. Ne të mjekësisë gjendemi sot në një udhëkryq në lidhje me këtë çështje.

Pas një pandemie që shtrembëroi faktet shkencore për përfitime politike, nuk është për t‘u habitur pse besimi ndaj mjekësisë ka rënë kaq shumë. Në fakt, besimi tek shkencëtarët në këtë fushë, ka rënë në nivelet më të ulëta historike që nga janari i vitit 2019.

Për pasojë, gjithnjë më shumë njerëz po kërkojnë zëra “autoritarë” më pak konvencionalë, ata që janë më afër bindjeve të tyre. Robert F. Kennedy Jr., një skeptik prej kohësh i vaksinave, që po garon për president në SHBA, po gjen mbështetje dyshifrore në disa sondazhe.

Ai e ka shndërruar lirinë mjekësore në një kauzë të vazhdueshme të kandidaturës së tij. Por sistemi ynë mjekësor mbështetet tek besimi, takimet ballë për ballë, si dhe tek buletinet e shëndetit publik. Mosbesimi mund t’i çojë mjekët në raskapitje nervore dhe mund të inkurajojë rezultate negative tërësisht të shmangshme për pacientët tanë.

Kjo është pjesërisht ajo që po shkakton rritja e rasteve me fruth tek fëmijët e pavaksinuar, refuzimi për të ndjekur ekzaminimin e rekomanduar të kancerit apo për të marrë ilaçe parandaluese që shpëtojnë jetën. Për këtë sfidë nuk ka zgjidhje të lehta.

Por nëse nuk gjejmë mënyrat për të rivendosur dhe forcuar besimin me pacientët tanë, do të humbasin më shumë jetë njerëzish. Por skepticizmi mjekësor, nuk është i njëjtë me nihilizmin mjekësor. Të dhënat që fshihen pas barnave që përshkruajnë mjekët dhe vendimet që marrim, nuk duhet të na përkasin vetëm neve. Publiku ka të drejtë të rishikojë të dhënat dhe të marrë vendimet e tij mbi rrezikun dhe përfitimet.

Por kur ky skepticizëm, degradon në një mosbesim të madh dhe të pariparueshëm, ne shohim se disa pacientë marrin vendime të rrezikshme. Dhe kur mjekët përgjigjen me zhgënjim, kjo vetëm sa na distancon më tej nga ata pacientë. Ndonjëherë besimi mund të riparohet duke paraqitur qartë faktet dhe shifrat, por në lojë është më shumë sesa vetëm shpjegimi i tyre.

Ne u tregojmë pacientëve gjëra të padukshme për trupin. U rekomandojmë ndryshime në stilin e jetës dhe mjekim për të trajtuar apo parandaluar probleme që mund të mos ndihen për momentin. Kirurgët i referohen një versioni të thellë të besimit të quajtur “kontrata kirurgjikale”: ideja që kur njerëzit i nënshtrohen bisturisë, ata janë duke e lejuar kirurgun e tyre t’i bëjë akoma më të sëmurë. Pra të hapë trupin e tyre, në mënyrë që t’i përmirësojë më pas. Po ky besim duhet fituar. Në raste urgjente, pacientët nuk kanë luksin të zgjedhin se kujt t’i besojnë, dhe vendimet e mjekësore duhet të merren me nxitim, madje brenda pak minutash. Prandaj, është pjesë e punës sonë të ndërtojmë shumë shpejt raportin e besimit. Kjo bëhet më e vështirë, madje e pamundur teksa kemi hyrë në kulmin e një krize të sistemit shëndetësor, dhe çfarëdolloj besimi që mund të ketë pasur shumë kohë më parë pacienti ynë, tani është zbehur shumë.

Jo pak nga pacientët tanë e nisin fazën e trajtimit duke dashur t’u besojnë mjekëve. Por më pas sistemi të cilit ata donin t’i besonin dështoi, për shkak të gabimeve të vogla apo të mëdha, nga takimet e shtyra gabimisht, deri tek gabimet e vërteta mjekësore.

Po si mund ta nisim procesin e riparimit të këtij raporti të prishur, si profesion ashtu edhe si individ, kur koha është shumë e shkurtër? Në mjekësi, ne flasim për idenë e vendimmarrjes së përbashkët, në të cilën vendimet mjekësore merren së bashku nga mjeku dhe pacienti, në kontrast me tonin paternalist të viteve të shkuara.

Si mjekë, ne nuk u tregojmë pacientëve tanë se çfarë të bëjnë. Përkundrazi u ofrojmë atyre informacionin e nevojshëm, që ata të zgjedhin rrugën që është e duhura për ta. Me gjithë trajnimin që ofrojmë, njohuritë tona mjekësore janë të padobishme nëse pacientët tanë nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje të besojnë atë që ne kemi për t’i ofruar.

Dhe ky nuk është faji i pacientëve tanë, pavarësisht se sa mund të na shqetësojë ky mosbesim. Ky është një gabim i një sistemi që nuk e meriton besimin e verbër të pacientëve tanë, i një mjedisi politik përreth, i cili e ka kthyer faktin shkencor në një trillim në mendjet e shumë njerëzve.

Kështu e gjeta veten në atë dhomë, mëngjesin e hershëm të asaj dite, me gruan e pacientit tim, mosbesimin e saj dhe me peshën e vendimit që varej mes nesh. Dija pak për të. Nuk dija historinë e jetës së saj apo qasjen ndaj sistemit shëndetësor. Nuk e dija as historinë e diagnozës dhe të trajtimit të burrit të saj, apo nëse ai e kishte pasur të vështirë të gjente trajtimin e duhur për kancerin nga i cili vuante.

Po e takoja në sistemin tonë problematik. Nuk kisha si t’ia bëja që të më besonte, përveçse të uleshim dhe bisedonim, t’i jepnim sado pak kohë që ta kalonte me bashkëshortin e saj. Dhe doja të shpresoja se pavarësisht nga ajo që ndodhi më parë, ajo do të zgjidhte të besonte atë që po i thosha.

Nuk jam e sigurt se çfarë besonte, por ajo zgjodhi që i shoqi të mos intubohej. Ai jetoi gjithsesi deri sa në spital mbërriti pjesa tjetër e familjes së tij. Dhe kur ndërroi jetë, ata u larguan pa na thënë asnjë fjalë, duke mbajtur me vete çantat me sendet e tij personale.

Mua me mbetet vetëm të shpresoj se në këtë rast bëmë më të mirën e mundshme.

*Daniela Lamas, mjeke pneumologe dhe e terapisë intensive në spitalin “Brigham and Womens” në Boston, SHBA.

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Vrasësit e egër: ç’është batalioni Netzah Yehuda i ushtrisë izraelite dhe për ç’akuzohen?

Vrasësit e egër: ç’është batalioni Netzah Yehuda i ushtrisë izraelite dhe për ç’akuzohen?

Luco Dalla nga Afrika e Jugut

Luco Dalla nga Afrika e Jugut

Momenti dramatik kur anija turistike godet molin

Momenti dramatik kur anija turistike godet molin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Trump i kthen shpinën Putinit: sa do të zgjasë?

Trump i kthen shpinën Putinit: sa do të zgjasë?

12/07/2025
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni