Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalë në një Deklaratë për shtyp nëpërmjet zëdhënësit, John Kirby për të vlerësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë një ditë më parë.
Departamenti i Shtetit Amerikan shprehet: “Ne përgëzojmë liderët e Serbisë dhe Kosovës dhe delegacioneve të tyre për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme sot, mundësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Federica Mogherini.
Ne gjithashtu përgëzojmë Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe ekipin e saj. Marrëveshjet e finalizuara sot në energjia, telekomunikacioni, themelimin e një shoqate/ Bashkësisë së Komunave Serbe, si dhe lirinë e lëvizjes/urën e Mitrovicës, do të përmirësojë jetën e njerëzve në të dy vendet”.
“Shtetet e Bashkuara përshëndesin të dy qeveritë për progresin e arritur në përmbushjen e zotimeve të bëra në Marrëveshjen e Brukselit dhe aranzhimet tjera Dialogut, duke lëvizur vendet e tyre më afër normalizimit të marrëdhënieve dhe përgjatë rrugëve të tyre përkatëse të BE-së.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu lavdëron përkushtimin e të dyja palëve në këtë proces dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja për këtë qëllim”, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/