Ylli i “Charmed” dhe “Beverly Hills”, Shannen Doherty, ka postuar në rrjetet sociale detaje tronditëse rreth betejës së saj me kancerin e gjirit në fazën e katërt, i cili është përhapur në trurin e saj.
“Më 5 janar, një skanim CT tregoi metastaza në trurin tim. Videoja e djeshme tregon procesin e rregullimit të maskës që mbani gjatë rrezatimit të trurit. Më 12 janar u zhvillua seanca e parë e rrezatimit,” filloi Doherty.
“Frika ime është e dukshme. Unë jam jashtëzakonisht klaustrofobike për gjithçka ka ndodhur në jetën time. Jam me fat sepse kam mjekë të shkëlqyeshëm si Dr. Amin Mirahdi dhe teknikë të mrekullueshëm, por kam frikë”, shtoi ajo.
Historia e saj e vështirë e jetës ka tronditur shumë njerëz. Sidomos kur në fillim të këtij viti, ndërsa po luftonte me kancerin, ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj prej shumë kohësh, Kurt Iswarienko. /tesheshi.com/