Nga jashtë, stadiumi i ridizenjuar i “Mbretëreshës” duket si një ambient futurist. Është një kornizë çeliku prej 7000 tonësh që rrethon strukturën, e cila është mbi 57 metra e lartë dhe peshon sa Kulla Eifel. Në fakt, sipas vlerësimeve zyrtare, deri në përfundimin e tij do të ketë kushtuar mbi 1 miliard euro.
Duke parë lart mund të shihet një tendë prej 8000 metrash katrorë e përbërë nga gjashtë gardhe të lëvizshme që mund të mbulojnë fushën në 15 minuta.
Arkitekti dhe miku besnik i Realit, Carlos Lamela shpjegon se “koncepti i stadiumit ka ndryshuar rrënjësisht”. Ai shton: “Deri në moshën 18 vjeç shkova me babanë dhe nënën dhe parkuam në hyrje të stadiumit. Nga makina deri në stolin time ishin 20 metra dhe tani kjo është e paimagjinueshme. Ajo që klubi dëshiron tani është, nëse jo të përdoret çdo ditë, të paktën të përdoret pothuajse çdo ditë. Të jetë një qendër argëtimi, ku njerëzit do të shkojnë për të kaluar ditën e tyre. Kjo ishte ideja e projektit të ri”.
Ky ishte gjithashtu vizioni i Florentino Perez kur u bë president në vitin 2000, por ai me të vërtetë filloi të merrte formë gjatë mandatit të tij të dytë në krye që nga viti 2009. Në asamblenë e përgjithshme të klubit në vitin 2011, ai deklaroi se “stadiumi i ëndrrave tona duhet të bëhet stadiumi më i mirë në botë dhe që ofron një imazh global”.
Kostot e rindërtimit të Santiago Bernabeut të ri do të kalojnë 1 miliard euro. Stadiumi do të ketë një fasadë krejtësisht të re, çati të anulueshme, tabelë me video 360 gradë, tunel aksesi, tribunë të re dhe fushë loje të ndryshueshme. Projekti ishte menduar të përfundonte në fund të vitit 2022, por problemet që lidhen me Covid-19 e vonuan atë. Hapja zyrtare e Santiago Bernabeut të ri pritet të bëhet më 23 dhjetor 2023.
“Ne filluam punimet dhe, ashtu siç filluam, erdhi pandemia,” i tha Perez emisionit sportiv spanjoll El Chiringuito vitin e kaluar. “Dhe më pas lufta në Ukrainë dhe ajo, siç e dimë të gjithë, shkaktoi dy gjëra: mungesën e materialeve dhe rritjen e çmimeve. Por ne po i zgjidhim të gjitha problemet dhe jemi të lumtur që filluam, edhe nëse ishte para pandemisë”.
Real Madrid dëshironte të siguronte që stadiumi të mund të përdoret për sa më shumë funksione të jetë e mundur. Pikërisht në këtë pikë lindi ideja e një fushe të palosshme – një sistem prej gjashtë platformash që do të bashkoheshin për të formuar fushën me bar të Bernabeut dhe që mund të ruhej nën tokë. Bari do të shtrihet pak nën sipërfaqe kur Reali nuk do të luajë, në një hapësirë 132 metra të gjatë, 20 metra të gjerë dhe pothuajse 30 metra të thellë.
Fusha nuk është e vetmja veçori e re – për herë të parë, Bernabeu do të mbulohet plotësishte. Çatia përbëhet nga dy panele gjigante, secili me peshë 800 tonë dhe me gjatësi 144 metra. Një tunel shërbimi do të kalojë gjatë gjithë stadiumit nën çati. Fasada e stadiumit është mbresëlënëse, me një strukturë të valëzuar që projektuesit thonë se do të jetë edhe më e veçantë se përpara rizhvillimit.
Ka edhe reagime
Sigurisht, jo të gjithë janë të kënaqur me rizhvillimin e Santiago Bernabeu. Një pjesë e publikut që përfaqëson 25,000 banorë që jetojnë në zonën përreth stadiumit ka protestuar rregullisht kundër tunelit nëntokësor që klubi shpreson të ndërtojë për të lejuar akses më të madh në stadium. Klubi ka apeluar në bashkinë e qytetit kundër tunelit në fjalë, ndërtimit të dy parkingjeve 1300-2000 dhe prerjes së 90 pemëve nga Reali, për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirën në qendër të qytetit – ky i fundit tashmë ka filluar. “E gjithë kjo po bëhet pa një plan mjedisor dhe pa marrë parasysh trafikun dhe lëvizshmërinë,” argumenton Immaculanda Ramos, një avokate dhe sekretare e shoqatës që përfaqëson 25,000 banorët e zonës.
Kur u pyet, departamenti i planifikimit urban i Këshillit Bashkiak të Madridit tha se nuk kërkohej asnjë plan mjedisor për projektin, sipas rregulloreve evropiane dhe kombëtare. Ata gjithashtu theksuan se kishin zbatuar planet e trafikut dhe lëvizjes dhe zbuluan se do të kishte një reduktim të makinave dhe automjeteve të tjera, që do të thotë se tuneli ishte “një masë pozitive mjedisore”.
Projektet janë hedhur në tender dhe pritet të fillojnë, nëse gjykata nuk pranon ankesën e shoqatës së lagjes. Mungesa e hapësirës përreth Bernabeut e ka detyruar Madridin të ndërtojë lart me kalimin e viteve, duke e bërë stadiumin një nga më të lartët në Evropë me 57 metra.
“Është tmerrësisht e pjerrët”, argumentojnë ata, duke shtuar: “Ju shihni një mur me njerëz. Ai frikëson shumë njerëz dhe është një nga sukseset e mëdha të Santiago Bernabeut”. Në fakt, siç thotë Tristan Lopez-Cincheri, drejtori menaxhues i prodhuesit L35: “Lojtarët thonë se hyjnë në fushë dhe ndjejnë se të gjithë janë në krye të tyre. Sot nuk do të ishte e mundur të ndërtohej më një stadium i tillë sepse rregullat nuk lejojnë më të tilla shpate”.
Tribunat në Bernabeu do të mbeten të paprekura, përveç zonave VIP, ulëseve të reja që do të instalohen në të gjithë fushën dhe një tribunë e re e sipërme në anën lindore, pak mbi zonën e shtypit. Katër kullat në çdo cep do të mbeten gjithashtu, megjithëse të dyja janë dashur të rindërtohen dhe të zhvendosen për t’i bërë më shumë vend trotuarit.
Madridi shpreson të marrë një nxitje të menjëhershme financiare pasi të përfundojnë punimet e rindërtimit. Në sezonin 2018-19 (i fundit para pandemisë) ata gjeneruan 170 milionë euro të ardhura nga anëtarët dhe stadiumet, por presin që këto të rriten në më shumë se 300 milionë euro dhe të kenë rikuperuar plotësisht investimin në katër deri në pesë vjet përmes koncerteve dhe konferencave që do të mbahet aty, si dhe nga restorantet dhe dyqanet e tjera në stadium. /tesheshi.com/