Një film prodhim i përbashkët australiano turk me regji të fituesit të çmimit Oskar Russel Crow po pritet me interesa në kinematë amerikane. Historia e një austrialiani që merr pjesë të betejën e famshme të Çanakalasë në Luftën e Dytë Botërore, ishte një eksperiencë ndryshe për yllin Australian.
Në Uashington u zhvillua premiera e filmit “Shpresa e Fundit” e aktorit me çmim Oscar, Russell Crowe.
Në galanë e filmit, në prapaskenë mori pjesë vetëm Radio Televizioni Turk. Russell Crowe shprehu përshtypjet e tij në lidhje me Turqinë.
Filmi që shpjegon udhëtimin e fermerit australian Coner për të kërkuar bijtë e tij duke filluar nga Stambolli e duke arritur në Çanakkala filloi të shfaqet në Turqi dhe në Australi në muajin dhjetor kurse në 24 prill do të shfaqet edhe në Amerikë…
Aktori i mirënjohur Russell Croëe u interesua nga afër me TRT-në gjatë premierën në Uashington.
Ambasadori i Turqisë në Uashington Serdar Kılıç dhe bashkëshortja e tij Sinem Kılıç ishin të ftuarit e nderit në premierë.
Pas një bisede me çiftin Kılıç, Crowe, TRT-së i shprehu përshtypjet e tij në lidhje me Turqinë: “ Aspekti se si e shoh Turqinë dhe Çanakkalenë është i shprehur qartë në film. Më thanë se filmi është parë nga shumë njerëz në Turqi dhe ata e kanë parë qartë përshtypjen time. Interesi i treguar gjatë premierës në Stamboll ishte i mahnitshëm. 3 vite të jetës sime ja kam dedikuar këtij filmi. Ato që më janë shpjeguar dhe ato që kam përfituar atje…Njerëzit e kanë kuptuar se unë e njoha tërësisht kulturën e tyre” tha Crowe. Filmi i përbashkët amerikan-australin-turk, pritet me kureshtje nga amerikanët.
Linku i trajlerit të filmit