Ligji për siguri në trafik, përmban disa ndryshime, në krahasim me rregullat e mëparshme, për autoshkolla dhe kandidatët për patentë shoferi. Çdo veturë e autoshkollave patjetër duhet ta ketë të kyçur një kamerë, e cila do ta ndjekë trajnimin e kandidatit për shofer, por dhe përgatitjen dhe teknikën e vet instruktorit, njofton Portalb.
Sipas informatave jozyrtare, thuhet që është paralajmëruar edhe një ndryshim ligjor, e cila do ta bëj standardizimin e autoshkollave në Maqedoni. Me këtë të fundit, nëse deri më tani, kandidatët për shofer kanë paguar 15.000 denarë për trajnimin, më ndryshimin e ri, do të duhet të paguajnë edhe 10.000 denarë shtesë.
Sipas ndryshimeve të reja, nëse automjetet e autoshkollave nuk do ta kenë të kyçur kamerën, autoshkolla do të dënohet me gjobë prej 4000 euro, ndërkaq me 300 euro do të dënohet instruktori. /tesheshi.com/