Për herë të parë në gjithë këto vite, Partia Demokratike ka përkujtuar ditën e fillimit të grevës së urisë së studentëve që çoi në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Dyshja e PD-së, Basha dhe Berisha, folën rreth kësaj ngjarjeje të para 25 viteve duke tentuar ta riaktualizojnë.
“Greva urisë e studentëve ishte një akt heroik, historik dhe sot, pas 25 vitesh, koha dhe sfidat e Shqipërisë po e thërrasin sërish në skenë studentët dhe grevat. Unë jam i sigurtë që rinia shqiptare nuk do të zhgënjejë, por do të ngrihet përsëri për liri dhe demokraci”, tha Basha.
Ndërsa Berisha tha se deenverizimi ishte sfida e Partisë Demokratike. “Pa deenverizimin, Partia Demokratike ishte thjesht një fasadë në opozitë. Këtë ja thashë edhe Azem Hajdarit”, theksoi Berisha.
Kjo ishte hera parë që kujtohej një ngjarje e tillë. Për vite me rradhë ngjarjet e Dhjetorit `90 gati u harruan. Por në mandatin e dytë të qeverisjes së PD-së me kryeministër Berishën, disa data nisën të ripotencohen në funksion të luftës politike. Një prej tyre ishte dhe 8 dhjetori, dita e nisjes së protestave studentore, e cila u shpall festë kombëtare si Dita e Rinisë. /tesheshi.com/