Kryetari I Kuvendit, Ilir Meta i kërkoi Opozitës të marrë përgjegjësi në lidhje me reformën në Drejtësi, disa ditë pasi partia Demokratike njoftoi se do të jetë pjesë e komisionit për Reformën në Drejtësi.
Meta tha se ajo që pritet është marrja e përgjegjësisë nga ana e opozitës. “Duhet mirëkuptim dhe sens kompromisi, pasi e shohim se kur drejtësia funksionon, të gjithë ndihen më të lehtësuar. Kjo nuk duhet të ndodhë vetëm në sport. Shqipëria ka nevojë për një drejtësi europiane”, tha Meta, duke iu referuar edhe vendimit të Arbitrazhit që dha Drejtësi për kombëtaren shqiptare për ndeshjen me Serbinë.