Kryeministri Rama inspektoi kantierin e spitalit të Fierit, duke thënë se gjithçka po ecën sahat në bashkëpunimin turko-shqiptar.
I lumtur sepse gjithçka po shkon sahat. Ndërveprimi mes gjithë skuadrës së përkujdesjes nga ana e qeverisë dhe kompanisë është sahat dhe mbi të gjitha, ajo që është shumë e rëndësishme për mua dhe nuk duket është puna mes dy ministrive.
Sot vjen grupi që ka shkuar atje për të sistemuar gjithë skemën si do funksionojë, do të kemi 50 personel që do të vijnë nga Turqia. Do të jetë qendër e transferimit të dijes, do të jetë dhe qendra e parë e aplikimit të autonomisë spitalore. Menaxheri, stafi drejtues, shefat e pavijoneve, mjekë të specializuar, kryeinfermierë do të jenë të gjithë personel turk dhe skuadra e menaxhimit do të bëjë përzgjedhjen e 320 bluzave të bardha shqiptare, të rinj të reja, mjek, infermierë”, theksoi i pari i qeverisë.
Sipas tij, ku spitali si dhe i gjithë modeli turk që do instalohet në sistemin shëndetësor shqiptar, do bëjë të mundur eliminimin e ryshfetit.
“Në momentin kur gjithçka do të shkojë siç duhet, do të kemi të parin spital që do të funksionojë nga pikëpamja e cilësisë, transparencës dhe funksionimit të plotë të autonomisë spitalore do ta shtrijmë në të gjitha spitalet e tjera. Kjo do të thotë fundi i Tireve në skutat e sistemit sepse atë po diskutonim kur Turqia filloi reformën e shëndetësisë e nisi si ne. Edhe ata e kishin praninë e Tireve lart e poshtë, ryshfetin e qytetarëve që ankoheshin dhe nuk denonconin. Pra krijuan bazën me të cilën krijuan sistemin”, theksoi Rama. /tesheshi.com/