Shefi i qeverisë së Tiranës, Edi Rama, e ka pranuar dhe vetë se aksionet kundër informalitetit, ose siç ironizohen “për kuponin tatimor”, mund të kenë shkaktuar padrejtësi, por sipas tij, arsyeja është krejt tjetër, vendosja e ligjit.
“Operacioni ka edhe një rrezik tjetër, që mund të jetë i padrejtë dhe i pabarabartë. Mund të shikohet dhe të zbatohet si ndëshkimor, edhe pse nuk është kjo arsyeja kryesore. Biznesi është sfilitur nga kanceri i informalitetit. Ky nuk është aksion, por proces që synon transformimin në Shqipëri. Ndryshimet e legjislacionit kanë krijuar problëme për ju lidhur me informimin për të qenë brenda kuadrit ligjor”, tha Rama gjatë një fjale të mbajtur në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Por Rama nuk citoi konkretisht padrejtësitë, ku njëra prej tyre është pajisja me kasë fiskale në vlerën e mbi 300 eurove të atyre bizneseve për të cilat ai shpalli se do kenë taksë zero, berberë, rrobaqepës, këpucarë, qeleshepunues etj. /tesheshi.com/