Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Puqja e “rastësishme” e Ilir Metës dhe Menduh Thaçit kundër paktit të Tiranës

by te Sheshi
10/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Puqja e “rastësishme” e Ilir Metës dhe Menduh Thaçit kundër paktit të Tiranës

Dalja e papritur e Menduh Thaçit për të rrëzuar paktin e Tiranës, arritur ndërmjet Edi Ramës dhe partive shqiptare në Maqedoni, ka “rastisur” të njëjtën ditë kur nga Prishtina publikohej një intervistë e Ilir Metës, i cili meritën për bashkimin e shqiptarëve të Maqedonisë ia jepte as më pak e as më shumë por Ali Ahmetit, kreut të BDI-së, partisë politike që ka qeverisur prej 10 vitesh dhe që ishte realisht e humbura ndër partitë shqiptare, sigurisht bashkë me PDSH-në.

Në një deklaratë të shpërndarë mbrëmë, partia e Menduh Thaçit ka refuzuar egërsisht paktin e arritur në Tiranë dhe ka sulmuar fuqishëm BESA-n, partinë që pritet tashmë të korrë edhe fuqinë politike, pas asaj morale që kurorëzoi në zgjedhjet e fundit.

Në këtë deklaratë për paktin e Tiranës, ndërmjet të tjerash thuhet: “Ky dokument nuk i përmban kërkesat thelbësore të shqiptarëve në R.M. Përveç zhurmës folklorike dhe fotografimeve plot zgërdhirje të 6 bajraktarëve, shqiptarët nuk fituan asgjë, përveç një deklarate që vetëm modifikon kushtet e robërisë aktuale. Shqiptarët në fakt me këtë Deklaratë, kuptuan edhe të vërtetën tjetër , kuptuan  që “sharjet” e Besës dhe të Ziadinit gjatë fushatës zgjedhore për politikën antishqiptare të  BDI-së që po burgoste e shfaroste shqiptarët, ishin vetëm si ai manifestimi i  xhelozisë për një dashuri që nuk e ke. Ata që e kanë analizuar me vëmendje Deklaratën , e kanë kuptuar tashmë se liria, drejtësia, apo barazia për shqiptarët nuk ofrohet përmes pikave të saj. Liria, barazia dhe drejtësia, fitohen vetëm me ndryshimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni, me Parlament dy dhomash , me vendimmarrje konsensuale mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe më e rëndësishmja, me ndarje të drejtë dhe të barabartë të buxhetit”.

Por burime pranë qeverisë shqiptare theksojnë se Menduh Thaçi nuk e ka refuzuar takimin në Tiranë në mënyrë demonstrative, madje ka qenë parimisht pro, por ka thënë se ngaqë ka dhënë formalisht dorëheqjen pret që të zgjidhet zyrtarisht përfaqësuesi i partisë.

Por atëherë përse u acarua gjuha mbrëmë?!

Në një intervistë nga Prishtina, edhe kryetari i LSI-së Ilir Meta, në një farë mënyre ia hoqi atributet “samitit” që mblodhi Edi Rama me shqiptarët e Maqedonisë.

Duke folur për gazetën Express, Meta tha: “mos të harrojmë, se ishte vet z. Ali Ahmeti si parti e parë fituese shqiptare e zgjedhjeve që inicioi një platformë bashkimi i forcave tjera shqiptare në Maqedoni. Kjo nevojë bashkëpunimi vjen nga vet faktori shqiptar dhe ne të gjithë do të jemi mbështetës të këtij bashkëpunimi”.

Kjo puqje në dukje e ka edhe prapaskenën e vet. Kjo pasi Ilir Meta ka marrëdhënie të ngushta me Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin.

Madje siç dihet, Thaçi në verën e vitit të shkuar u takua me  Metën në Dhërmi, dhe kjo ndodhte në kohën kur po  shpërthenin “bombat” e Zaevit dhe flitej aty dhe për vetë kreun e PDSH-së dhe mundësinë e implikimit të politikanëve nga Tirana në përgjime.

Mirëpo në të gjithë këtë panoramë duket se ka një të përbashkët në tre vendet ku jetojnë shqiptarët: në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Emëruesi i përbashkët është “Prokuroria Speciale”, e cila në Maqedoni është instaluar prej një viti, në Kosovë pritet të nisë punën pasi është konstituar, ndërsa në Shqipëri pritet të ngrihet në fund të muajit.

Prokuroritë Speciale janë ngritur posaçërisht për politikanët që vërtetohen se kanë abuzuar me pushtetin dhe fondet publike, lidhjet me nëntokën e krimit etj.

Duket se subjektet e pritshme të këtij institucioni janë bashkuar në një front për të rezistuar dhe kundërshtuar çdo pakt që sjell prishjen e statukuosë që ka funksionuar për më shumë se dy dekada me monopole që u kanë marrë frymën shqiptarëve. /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Hakan Fidan: “Më helmuan!”
Politikë

Hakan Fidan: “Më helmuan!”

10/05/2025
Next Post
Moment emocionues, kali vajton vdekjen e pronarit (video)

Demokratët amerikanë i kundërvihen emërimit të dhëndrit të Trump-it si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë

Bangladesh, mjekët bëjnë histori: shërojnë “njeriun pemë” pas 16 operimesh (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni